Hoti: Mashtruesit dhe keqpërdoruesit s’kanë vend brenda institucioneve të qeverisë

Hoti: Mashtruesit dhe keqpërdoruesit s’kanë vend brenda institucioneve të qeverisë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me transferimin e 2 milionë eurove, ku theksoi se  Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është krye të aktiviteteve për t’u siguruar që sistemi informativ i menaxhimit të financave të Kosovës është i mbrojtur.

 “Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, brenda institucioneve nuk kanë për të pasur vend, do të dalin mbi sipërfaqe si minjtë kur t’ju hynë ujin përfundi”, ka deklaruar Hoti.

Ai i ka bërë këto komente pas lajmit se një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin