Huazim me të drejtë blerje, Berat Gjimshiti tremb Atalantën! Ofertë nga Serie A për mbrojtësin

Huazim me të drejtë blerje, Berat Gjimshiti tremb Atalantën! Ofertë nga Serie A për mbrojtësin

Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti është në qendër të merkatos. Monza në Serie A është duke kërkuar mbrojtësin shqiptar të Atalantës dhe sipas "Tuttosport" Galliani po mendon për një huazim me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Skuadra që u ngjit për herë të parë në Serie A këtë sezon po kërkon përforcime, me merkaton e janarit që është në prag. Me kontratë deri në 2026, Gjimshiti këtë sezon ka humbur vendin e titullarit te bergamaskët për shkak të një dëmtimi teksa ka luajtur vetëm 342 minuta në pesë paraqitje.

Paçka se trajneri Gasperini e ka një nga pikat më të forta në ekip, Monza nga ana tjetër nuk kërkon të heqë dorë nga dëshira për ta pasur në ekip. Prej 2019 Gjimshiti luan me Atalantën teksa 29 vjeçari është në kulmin e karrierës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës