Huliganët i sulmuan familjarët në stadium, futbollistët e West Ham lënë fushën dhe ngjiten në tribuna! Përleshje në Conference League (VIDEO)

Huliganët i sulmuan familjarët në stadium, futbollistët e West Ham lënë fushën dhe ngjiten në tribuna! Përleshje në Conference League (VIDEO)

Përplasja e tifozëve dhe futbollistëve

HOLANDË - AZ Alkmaar humbi 0-1 me West Ham në gjysmëfinalen e kthimit në Conference League. Me totalin e ndeshjeve që foli 1-3 për anglezët, West Ham tanimë sfidohet me Fiorentinën në finalen e Pragës më 7 qershor.

Përballja e zhvilluar në Holandë nuk ishte e qetë, me tifozët që u bënë protagonistë për keq. Me të fërshëllyer arbitri fundin e ndeshjes, huliganët vendas sulmuan familjarët e futbollistëve miq në tribuna.

Kaq ka mjaftuar që lojtarët e West Ham-it të linin fushën dhe të ngjiteshin në tribuna, duke treguar se familja është e shenjtë. Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa për fat nuk pati asnjë të lënduar rëndë, me policinë dhe sigurinë që vendosën gjithçka nën kontroll pas disa minutave.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot