Hulumtimi holandez zbulon efektet anti-koronavirus të vitaminës K

Hulumtimi holandez zbulon efektet anti-koronavirus të vitaminës K

Në Holand, kohët e fundit është bërë një zbulim shumë premtues lidhur me luftën kundër koronavirusit, në lidhje me efektet e dobishme të vitaminës K.

Ky element, i pranishëm te brokoli, spinaqi, vezët dhe djathrat grana dhe blu, mund të ndihmojë organizmin e njeriut për t'i rezistuar sulmeve të sëmundjes dhe për të shmangur patologjitë kryesore të lidhura me infeksionin Covid.

Ekspertët nga spitali Canisius Ëilhelmina në Nijmegen, në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Kardiovaskulare të Maastricht, një nga qendrat kryesore të studimit në Evropë mbi sëmundjet e zemrës, realizuan studimin e hulumtuar tek qindra njerëz të sëmurë dhe të shëndetshëm.

Studimi holandez, i kryer në 134 subjekte të shtruar në spital me koronavirus dhe 184 qytetarë të shëndetshëm, ka theksuar saktësisht që pacientët kanë shanse dramatike më të larta për t’u vrarë nga koronavirusi ose të përfundojnë në repartet e terapisë intensive, nëse kanë mangësi serioze të vitaminës K në trupin e tyre.

Vitamina e mrekullueshme, e cila normalisht merret nga njerëzit përmes ushqimit dhe që përthithet në traktin gastrointestinal, është në gjendje të ruajë gjakun dhe mushkëritë nga sulmet e koronavirusit, pasi është një element kryesor në prodhimin e proteinave që rregullojnë mpiksjen e gjakut dhe që na mbrojnë nga sëmundja e mushkërive.

Si pasojë, rezultatet e studimit holandez sugjerojnë, që një dietë e bazuar në ushqime të pasura me vitaminë K do të rrisë, në trupin tonë, mbrojtjet kundër agresioneve të mundshme të Covid.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve