Humb betejën me COVID bashkëshortja e simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi

Humb betejën me COVID bashkëshortja e simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi

Adem Demaçi dhe Xhemajlije Demaçi

Humb betejën me COVID në moshën 79-vjeçare Xhemajlije Hoxha Demaçi, bashkëshortja e veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi.

Lajmin e trishtë e bën me dije djali i saj, Shqiptar Demaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë”, -ka shkruar ai.

Adem Demaçi është simbol i sakrificës dhe rezistencës kombëtare, duke motivuar breza të tërë të kosovarëve që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi.

Krahas krijimtarisë letrare, ai ishte shumë i gjallë në kontaktet e tij në mesin e inteligjencës së re dhe shumë i afërt me popullin e thjeshtë të Kosovës së robëruar. Ai nuk nguroi që në dasma, në të pame dhe ndeja të ndryshme, me guxim dhe haptas të dënonte padrejtësitë e shumta të cilat regjimi serb vazhdimisht, në mënyrën më të vrazhdë, ushtronte ndaj shqiptarëve.

Emri i Adem Demaçit po lakohej me dyshim të madh nëpër zyrat e policisë sekrete serbe. Kupa po mbushej. Ai do të vihej, shumë shpejt, para provës dramatike jetësore: ose do të përkulej dhe do të inkorporohej në strukturën e regjimit, në funksion të vazhdimit të robërimit të popullit të vet, ose do të shqelmohej pa mëshirë nga regjimi dhe do të kalonte nëpër kalvarin e pafund të mundimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia