Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta komisari i policisë

Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta komisari i policisë

Ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë. Ish-komisari Elvis Kalamishi u nda nga jeta sot në moshën 41-vjeçare pas përpjekjeve të shumta dhe një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Shoqata e Punonjësve të Policisë në lirim.

"Me hidhërim mësuam largimin prej nesh të kolegut tonë të nderuar, komisar Elvis Kalamishi. Një koleg i përkushtuar dhe njeri dinjitoz humbi betejën me vdekjen pas një lufte të gjatë operacionesh.Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe kolegëve të Organizatës së Policisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i Komisar Elvis Kalamishi", shkruan Shoqata.

Së fundmi, kishte qenë shef Komisariati në Shëngjin. Ai kishte vite në Policinë e Shtetit , ndërkohë që ishte prekur nga një sëmundje e keqe prej 15 vitesh.

Karrierën më të shumtë Kalamishi e ka kaluar në drejtoritë kufitare në qarqe të ndryshme.

41-vjeçari ishte beqar, jetonte në Durrës, aty ku jetojnë edhe nëna e motra e tij.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 03/09/2019 22:03

    Nuk vjen me djale me i mire ne policine e shtetit.Kot nuk eshte ajo shprehja nuk ha mordja m.... po shkon e merr ket fare djali. Rrespekt dhe i paharrueshem qofte kujtimi i Elvis Kalamishit

    Përgjigju
    • vinsi: 03/09/2019 22:59

      eshte e vertete cdo fjale qe ke shkruar per kete djale te mrekullueshem. Ngushellimet tona me te sinqerta per kete humbje te madhe i shprehim familjes. kemi patur fatin ta njohim dhe punojme nga afer me kete komisar te rralle. Ipaharruar qofte kujtimi i tij. U prehesh ne paqe ELVIS KALAMISHI.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen