Humb jetën nga COVID-19 artisti Kujtim Gjonaj, Ruçi: Krenari artistike e Tepelenës dhe Shqipërisë

Humb jetën nga COVID-19 artisti Kujtim Gjonaj, Ruçi: Krenari artistike e Tepelenës dhe Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe artisti Kujtim Gjonaj

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka një mesazhi për ndarjen nga jeta të regjisorit Kujtim Gjonaj, i cili humbi jetën për shkak të COVID-19 ditën e djeshme.

Ai e ka cilësuar si një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë.

“Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare.”, shkruan Ruçi.

Kryeparlamentari shkruan se për rreth gjysmë shekulli, ai krijoi , dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve.

“Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcolli ne, shqiptarëve, por edhe kulturës botërore,  detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj, kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve.”, shkruan në fund Ruçi.

Regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj, ditën e djeshme në moshën 74 vjeçare është ndarë nga jeta për shkak të COVID-19, në spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.

Mesazhi i plotë i Gramoz Ruçit:

“Kujtim Gjonaj ishte dhe do të mbetet një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë.

Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare.

Për rreth gjysëm shekulli, ai krijoi, dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve.

Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcollli ne, shqiptarëve, por edhe kulturës botërore,  detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj, kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve.”

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik