Humb jetën nga COVID-19 mjeku në Kukës! Brataj bën dedikim prekës: Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mirë

Humb jetën nga COVID-19 mjeku në Kukës! Brataj bën dedikim prekës: Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mirë

Mjeku Astrit Haziri

KUKËS- Pandemia COVID-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri. Mësohet se mjeku i cili humbi jetën sot për shkak të koronavirusit është mjeku nga Kukësi, Astrit Haziri. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë u dërgua në Turqi për kurim.

Fatkeqësisht, mjeku Astrit Haziri 54 vjeç nuk arriti që të fitojë betejën me pandeminë. Ai ka punuar si mjek i përgjithshëm në spitalin rajonal të Kukësit dhe si mjek familje në spitalin bashkiak të Hasit. Mjeku Astrit Haziri ka qenë edhe Kryetari Këshillit Bashkiak Kukës në përiudhën 2003-2007.

Haziri është mjeku i  dytë  që ndërron jetë për shkak të COVID-19 në qarkun e Kukësit. Më herët në muajin gusht ndërroi  jetë pas infektimit, mjeku tropojan, Anibal Byberi. Kreu i Urgjencës kombëtare, Skënder Brataj ka vlerësuar kontributin e tij në mjekësi, duke bërë një mesazh ngushëllimi për shokun e shkollës dhe kolegun më të mirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Brataj bën dedikim prekës për mjekun që vdiq nga Covid: Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mirë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të mjekut Astrit Haziri i cili ishte i infektuar me Covid.

Brataj shkruan se ka humbur shokun e shkollës dhe një koleg të mirë i cili ishte mjaft i përkushtuar.

"Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjekësor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës.

Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë", shkruan ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë