Humb jetën një 28-vjeçar në Prrenjas, familjarët: Kishte temperaturë nga bajamet, vdekja për shkaqe natyrale

Viktima Besnik Kokonozi

PRRENJAS- Një 28-vjeçar ka humbur jetën orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Viktima është identifikuar si Besnik Kokonozi dhe mësohet se ai ka pasur temperaturë të lartë nga bajamet, dhe gjatë natën ka pasur komplikacione që dyshohet se i morën jetën.

Familjarët e të riut, jashtë kamerave, konfirmojnë se djali i tyre ka pasur temperaturë të lartë nga bajamet dhe nuk pranojnë të bëjnë autopsinë pasi pranojnë që vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale dhe nuk kanë dyshime të tjera.

Dy ditë më parë, 28-vjeçari kishte shkuar në spital, për shkak të temperaturës së lartë që kishte pasur, mori mjekimin dhe u kthyer në shtëpi. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të marte, ai ka shfaqur komplikacione.

Viktima Besnik Kokonozi

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Lufta' ndaj COVID-19/ A është momenti i duhur që të lirohen masat e karantinës?

Komento

Komente

  • BIONA: 04/02/2020 18:24

    RASTI I PARE I KORONAVIRUS

    Përgjigju