Vlorë/ Drejtori i Mjedisit 'fluturon' në ajër me 'Benz' dhe përplas 11 makina të parkuara (VIDEO)

VLORË- 11 automjete të parkuara janë përplasur nga një makinë në rrugën Transballkanike në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës së të mërkurës kur automjeti tip "Benz" me targa AA 272 RB ka humbur kontrollin ka përplasur makinat e tjera.

Siç duket edhe nga pamjet e sigururuara nga Report Tv automjeti vjen me shpejtësi dhe pasi has në një pengesë në rrugë, ka fluturuar në ajër. Më pas automjeti tip "Benz" ka marrë përpara makinat e tjera duke u shkaktuar dëmtime të shumta.  

Shkak për aksidentin e pazakontë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit tip 'Benz', Kershnik Lilaj, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës. Mësohet se Kreshnik Lilaj është drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Edhe pse aksidenti ka qenë i frikshëm, Lilaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 01/02/2019 02:48

    Hajvan, idot dhe kriminel. Shpresoj policia ti kete bere dhe testin e alkolit dhe gjykata da denoj me burg kete rrezik publik

    Përgjigju
  • erald: 31/01/2019 17:40

    drejtorat e rilindjes keta, kane fituar vendin e punes me konkurs

    Përgjigju
    • Hasbiu: 01/02/2019 00:25

      Rilindja keshtu i ka te gjitha ,dhiaret e vlores drejtora e ne administrata te qytetit

  • Emigranti: 31/01/2019 12:30

    Dretori i mjedisit me keta dhoj idjotash kan marr shtetin shqiptare ne dore.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 31/01/2019 01:00

    Nuk vajti në të sëmës plehra.. Kush ja ka borxh që ti shkatëroj makinën? Djal Kurve.

    Përgjigju
    • Hasbiu: 31/01/2019 18:39

      Hahaha me lot . Ke folur shume sakte . Djale legen.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet