Humbën në pyllin e Borshit për 6 orë, policia gjen shëndoshë e mirë turistët gjermanë

Humbën në pyllin e Borshit për 6 orë, policia gjen shëndoshë e mirë turistët gjermanë

Foto ilustruese

SARANDË- Ditën e sotme një grup turistësh gjerman kanë humbur rrugën në zonën pyjore Borsh-Kuç. 6 turistët gjermanë janë endur për rreth 6 orë në pyll duke mos mundur të gjejnë rrugën e daljes. Në këto kushte policia e Sarandës është mobilizuar dhe u ka ardhur në ndihmë duke bërë të mundur gjetjen e tyre dhe më pas nxjerrjen nga pylli.

Turistët gjermanë që ishin të moshave të reja në këtë rrugëtim të tyre ishin  me një fuoristradë. Fatmirësisht edhe pse kishin disa orë në pyll asnjë prej turistëve nuk është lënduar. Pasi janë ndihmuar nga policia ata janë shoqëruar për në hotelin ku ishin akomaduar në zonën e Ksamilit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale