Humbet brenda QSUT-së 57-vjecari nga Golemi/ Familja: Doli natën nga spitali dhe askush nuk e pa
Zhduket nga Spitali ’Nënë Tereza’ në Tiranë, Shpëtim Dervishi. 57-vjecari nga Durrësi ishte i shtruar në pavionin e Toksikologjisë prej tre ditësh, për shkak të problemeve me alkoolin. Mëngjesin e 3 marsit, të këtij viti ai ka lënë ambjentet e spitalit, kur në dhomë nuk ka patur asnjë nga familjarët dhe është larguar papritur.
Redaksia 4 Mars 2021, 17:10 | Përditesimi: 4 Mars 2021, 18:53
Nipi i 57-vjecarit, Adriano Dervishi gjatë një lidhje me telefon, për emisionin ’Pa Gjurmë’ tregon si mësuan për humbjen e familjarit të tyre, ndërsa kërkon ndihmë në program.
Një ditë më parë ka ndodhur kur në orën 04:00 të mëngjesit, ai ikur nga spitali, duke qenë edhe nën efektin e ilaçeve. Xhaxhai im kishte probleme të theksuara me alkoolit, por edhe me diabetin. Ne e dërguam me urgjencë në spital, më datë 1 mars. Sot kemi bërë denoncimin në polici. Familjarët kujdeseshin për të, djali i tij ishte kthyer në shtëpi për të marrë disa veshmbathje, por kur ishte shkyar në mëngjes nuk e kishte gjetur në dhomë. Ai e kishte marrë djalin e tij në telefon rreth orës 09:00 po atë mëngjes duke i thënë se kishte dalë nga spitali dhe ishte mirë, por pas kësaj bisede iu fik telefoni. Kemi pyetur, kemi kërkuar kudo, por asgjë nuk kemi mësuar deri tani’.
Babai i dy fëmijëve humbte shpesh vetëdijen, për shkak të problemeve që ksihte me alkoolin, por kjo është hera e parë që ai largohet pa gjurmë. 57-vjeçari jetonte me djalin e tij në qytetin e Durrësit, pas divorcit me bashkëshorten 12 vite më parë. Ditën që Shpëtim Dervishi la spitalin kishte të veshur një triko ngjyrë gri, një palë xhinsa dhe një shall në ngjyrë kafe.
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber