Humbi betejën me koronavirusin, ndërron jetë pedagogu i Universitetit Politeknik

Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Pas intubimit në spitalin Covid, 47 vjeçari është ndarë nga jeta. Qerimi ishte një profesor inxhinierie në Universitetin Politeknik. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale. 

Kujtojmë se Klement Qerimi doli në media pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ruhen koalicionet parazgjedhore siç janë në ligjin aktual?

Komento

Komente

  • LORA: 11/08/2020 09:35

    Ferrin ka kaluar Klementi qe nga termeti i 26 nentorit 2019,demi ne syte e tij dhe ne shtepi. U desh edhe korona t'i merrte shpirtin. Dhimbje per femijet e vegjel qe mbeten pa baba. Prehu tash ne paqen e perjetshme,koleg.

    Përgjigju
  • vera: 11/08/2020 00:17

    TAMAM nuk bie rrufeja ne hale...

    Përgjigju
  • Korca: 10/08/2020 21:29

    Po si ka mundesi qe gjithe politikanet e infektuar u sheruan, kurse gjithe intelektualet po vdesin. Mos ndoshta ajo shprehha '' nuk bie rrufeja ne halè eshte e vertete

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Macron: Lukashenko duhet të largohet nga pushteti! I habitur nga guximi i protestuesve bjellorus