Humbi jetën pas zjarrit që shpërtheu në një magazinë në Tiranë, hapet një pus uji në Indonezi me emrin e ‘dëshmorit të atdheut’, Arjan Sala
Grupi vullnetar ne Indonezi
Grupi vullnetar “Me kthe buzëqeshjen” ka hapur një pus uji në Indonezi, i cili mban emrin e Arjan Salës, 32-vjeçarit, që humbi jetën pas shpërthimit të zjarrit në një magazinë në Tiranë.
Lajmi është bërë me dije përmes publikimit të një videoje nga vëllai i Arjanit, Edmond Sala.
“Sapo u hap një pus ujë Ne Indonezi me emrin Arjan Sala vëllait im të dashur shpirti vëllait emri vëllait Heroi vëllait HERO HERO vjen darka ti më mungon shumë shumë do më mungosh shumë”, shkruan ai.
Në video shfaqen një grup vullnetarësh, pranë pusit i cili tashmë mban emrin e Arjan Salës.
Ky është në donacion nga mësuesi Jasuf Haliti dhe Alije Haliti.
Zjarri në magazinën tek “Casa italia’, ka shpërthyer më 24 mars, dhe vetëm pas 3 ditësh, si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e policisë, mëngjesin e 27 marsit është nxjerrë trupi i pajetë i Arjan Salës.
Kryeministri Edi Rama, disa ditë më vonë i ka dorëzuar titullin "Dëshmor i Atdheut" familjes së Arjan Salës, pasi shpëtoi 20 punonjës të magazinës duke humbur jetën e tij.
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2810
Lajme të tjera
-
Vlorë, 5 vatra zjarri në 72 orë, shefi i Ndërhyrjes në Zjarrfikëse: Situatë problematike, janë favorizuar nga era!
2 Prill, 10:22
-
Dy pilotët i zë gjumi për 28 minuta, udhëtim i pazakontë i avionit me mbi 150 pasagjerë në bord
10 Mars, 19:39
-
Vlorë/ Përfshihen nga flakët kodrat në fshatin Kërkovë, banorët digjnin barishte dhe u doli nga kontrolli (VIDEO)
16 Shkurt, 13:02
-
Kili pushtohet nga zjarret, 46 të vdekur dhe mbi 1000 shtëpi të djegura
4 Shkurt, 16:37
-
VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, 11 viktima
4 Dhjetor 2023, 08:59
-
Zjarret në qarkun e Fierit dogjën mbi 1 mijë hektarë pyje dhe ullishte, u regjistruan 202 vatra! Zona më e prekur ajo e Pishporos
11 Nëntor 2023, 09:10
-
Humbën jetën 200 fëmijë, 9 vite burg për prodhuesin e shurupit të kollës në Indonezi
2 Nëntor 2023, 09:46
-
Berat/ Zjarr në pyllin me pisha në zonën e Shpiragut, dyshohet i qëllimshëm
21 Tetor 2023, 17:31
-
Indonezia ndalon shitjet në platformat e mediave sociale
28 Shtator 2023, 07:38
-
Zjarri në pallatin 10-katësh, Zjarrfikësi për Report Tv tregon betejën me flakët: Për të hyrë kemi prerë pemë! Veshja e pallatit me nënprodukt nafte
15 Shtator 2023, 11:30
-
Kina paralajmëron rrezikun e 'Luftës së re të Ftohtë' në samitin ASEAN
6 Shtator 2023, 18:51
-
Ndihmoi në shuarjen e zjarreve, ekipi shqiptar përfundon misionin në Greqi! Rama: Krenar që ndihmuam popullin mik në këtë moment të vështirë
6 Shtator 2023, 11:53