Humbi shikimin nga shpërthimi i minave, sot apel për ndihmë! Ish-minatori nga Kukësi: Nuk më zë gjumi, dua bukë e shtëpi për fëmijët

Xhelal Zhubi nga fshati Kalimash i Kukësit prej 30 vitesh ka humbur shikimin si pasojë e një aksidenti në punë në minierën e Kalimashit.

Për të kujdesen vajza 9 vjeçe dhe djali 8 vjeç, nxënës në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kalimash. Edhe pse merr 50 mijë lekë në muaj nga pensioni i invaliditetit dhe përkrahja sociale, jetesa për 58 vjeçarin është tepër e vështirë.

“Vështirë që rrezik me i dhënë jetës fund. Fëmijët t’u u rrit e me kërkesa, gruaja është pak me probleme. Nuk e kam çuar se s’kam pas mundësi për ta kontrolluar.  Jo me frikë, por unë deri kur të dal vera, se pastaj më ndryshe. Nuk më zë gjumi i natës, e beson apo jo”.  

Prej vitesh, Xhelali bashkë me dy fëmijët e bashkëshorten edhe ajo invalide strehohen në këtë banesë të rrënuar që ua ka lënë në përdorim vëllai. Siç shihet në pamje kushtet janë të mjerueshme….Çatia prej llamarine nuk i mbron nga shiu e era, ndaj natën nuk vënë gjumë në sy.

“Pika ime kryesorë është ajo. I thonë një fjale nuk kërkoj asgjë tjetër, pa bukë le të rrijë e një strehim t’ja lë fëmijëve”.

Ish-minatori Xhelal Zhubi kërkon strehim nga shteti pasi me të ardhurat nga pensioni nuk mund të ndërtojë shtëpi. Po kështu një apel përmes Report TV ua drejton dhe fondacioneve që mund të kontribuojnë për ndërtimin e një shtëpi të re.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daku: 27/01/2024 22:24

    po pse nuk iken ne gjermani. te japin ndihme ata, te shkollojne edhe femijet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje