Humbën në pyllin e Llogarasë, gjenden pas disa orë kërkimesh çifti nga Franca, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore

Pas disa orë kërkimesh intensive nga toka dhe nga deti, Policia ka mundur të gjejë çiftin francez që humbën në pyllin e Llogarasë pasditen e sotme.

Çifti francez dolën sot në mëngjes nga shtigjet e Llogarasë për të dalë në malin e Karaburunit dhe më pas për të zbritur në gjirin e Gramës në Karaburun, por humbën rrugën. Ata lëshuan sinjal SOS dhe menjëherë Policia u nis në kërkim të tyre, me dy grupe si nga toka, ashtu edhe nga deti me gomone.

Ata u gjetën në afërsi të Gjirit të Gramës dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo nuk është e para herë që të huaj humbin rrugën nëpër shtigjet e Karaburunit duke rrezikuar dhe jetën nga kafshët e egra.

1626978261_LLOGARA.jpeg

Foto nga pylli i Llogarasë ku ka humbur cifti nga Franca

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Humbën në pyllin e Llogarasë, policia gjen çiftin francez, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore

1627017627_FRANCEZ.jpg

Pas disa orësh kërkimesh, Policia ka mundur të gjejë çiftin francez të turistëve, të cilët humbën në pyllin e Llogarasë pasditen e sotme. Ata u gjetën në afërsi të gjirit të Gramës, ndërsa fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se kanë ndenjur për disa orë pa ujë dhe pa ushqim. Policia i ka shoqëruar më pas në hotelin ku po qëndronin.

‘Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen në stacionin e Policisë Orikum.’- njofton policia.

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento

Komente

  • petrit: 23/07/2021 07:04

    Sigurisht (domosdoshmerisht) qe jane te paisur me siguracion udhetimi, pandaj shtet duhet qe tu jape faturen e shpenzimeve, Nuk mund te paguajme parate e taksapaguesve Shqiptar nga papergjegjshmeria e tyre.Ne bote keshtu ndodh rendom.Nese don qe te kursesh 20 euro guide lokale ?, duhet te marresh persiper rrezikun.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Pse duhet te mbani kripë me vete në rast rreziku?