Humbja e ndjenjave,
duhet të na shqetësojë?

Humbja e ndjenjave,<br />duhet të na shqetësojë?
Kujtdo mund ti ndodhë që të humb ndjenjat: Ja përse është mirë të njihen se cilët janë sinjalet parashikues – të pranishëm në rreth 70% të rasteve – dhe cfarë masash mund të marrim.

Humbja e ndjenjave në shumicën e rasteve nuk shkaktohet nga sëmundje të rënda. Humbja e ndjenjave është zakonisht e shkurtër (disa sekonda deri në 2 apo 3 minuta) dhe mekanizmi që e përcakton është gjithmon një rënie e fluksit të gjakut në tru.

Nuk është gjithnjë e lehtë ta përcaktosh nëse ka pasur humbje ndjenjash apo jo. Mund të ndodh, për-shembull, që një i moshuar të rrëzohet pasi është penguar dhe ti vihet faji humbjes së ndjenjave. Prandaj pyetja e parë që duhet bërë është: Ka pasur apo jo humbje ndjenjash?

Hapi i dytë është të kuptohet kauza dhe të dallosh humbjen e ndjenjave të thjeshtë nga humbja e ndjenjave për shkak të sëmundjeve si epilepsia apo nga ipoglicemia.

Nëse kuptoni se jeni afër një humbje ndjenjash, sepse shikimi ju errësohet, filloni të djersini shumë apo ndjeni marrje mëndësh, duhet të shtriheni dhe të ngrini këmbët lartë për të lejuar gjakun të rikthehet në zemër. Nëse nuk mund të shtriheni mund të përdorini disa manovra të thjeshta, të cilat ngrenë tensionin e gjakut. Në shumicën e rasteve, pasi kalohet gjendja e turbulluar, nuk është e nevojshme të kryhen analiza të mëtejshme. Vetëm në një rast në 10, kur dyshohet për probleme kardiake, është e nevojshme të kryen analiza të mëtejshme.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit