Humbja përçan aleatët me PD, Nard Ndoka: I besova verbërisht Bashës, por ai ishte dështim në karrierën time dhe fajtori për humbjen! Largohem nga drejtimi i PDK  

Humbja përçan aleatët me PD, Nard Ndoka: I besova verbërisht Bashës, por ai ishte dështim në karrierën time dhe fajtori për humbjen! Largohem nga drejtimi i PDK  

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka nuk ka mundur të marrë asnjë mandat në Shkodër, madje dështoi edhe me votat e mbledhura në emër të tij duke marrë vetëm 228 të tilla. Për dështimin e  tij por edhe të koalicionit PD-AN, Ndoka bën fajtor Lulzim Bashën, por edhe veten që i besoi atij verbërisht. Ndoka tha në Top Talk,  se koalicioni me Bashën ishte dështim pasi kryedemokrati nuk u fokusua tek aleatët e tij por te kompani që e këshillonte të cilin e nxirrte opozitën fituese me 78 mandatë.

Ndoka tha se aleatët kishin tjetër realitet, por Basha zgjodhi të ectë ne fushë të gabuar duke dëgjuar kompaninë këshilluese. Pas dështimit Ndoka tha se ai do të jap dorëheqjen nga kreu i PDK-së dhe në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri.

“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën.Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët”. Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin opozitën mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, ndërkohë që Basha po ecte në fushë të gabuar. Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të mund të kthente kohën pas, a do t’i besonte Bashës, Ndoka ka thënë se nuk do e bënte pasi do të ishte e pafalshme, ndërsa e cilësoi Bashën një dështim të karrierës së tij.

“Jo, nuk do ta bëja, nuk do t’i besoja, do të ishte e pafalshme. Basha ishte një dështim në karrierën time”, tha Ndoka.

Nard Ndoka nuk ishte e i vetmi që u shpreh se besimi në strategjinë e gabuara të Lulzim Bashës i shkatërroi karrierën politike, por edhe vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në deklaratën e saj të parë pas humbjes së thellë tha se ishte e gabuar ndjekja e strategjisë së djegies së mandateve (strategji e mbrojtur fort nga Basha) dhe për këtë i kërkoi falje Ilir Metës, i cili ishte kundër këtij veprimi ekstrem. e

Pas dështimit në zgjedhje duke mos marrë mandat edhe një ditë më parë edhe Jozefina Topalli u largua nga drejtimi i partisë, Lëvizja Për Ndryshim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ik o plere: 30/04/2021 19:53

    Ke marr 200 vota ca partie te ti o qesharak

    Përgjigju
  • sander: 30/04/2021 19:42

    Po edhe ti paske qene karabush fare. Po si mund ti besosh nje idioti si lulezimeja?!!....

    Përgjigju
  • Lali: 30/04/2021 19:34

    Po shyqyr se ke qe me 97 qe ha kot.Nga xhenerik qe ishe u bere deputet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë