Humbën prindërit një javë më parë, Xhaçka premton shtëpi për katër vajzat jetime

Humbën prindërit një javë më parë, Xhaçka premton shtëpi për katër vajzat jetime

Olta Xhacka me nje nga vajzat qe humben prinderit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi katër vajzët e mbetura jetime pas një aksidenti tragjik të ndodhur të dielën e kaluar, ku vajzat humbën prindërit. Ajo tha se përveç përkujdesjes do t'iu ofrojë vajzave edhe një shtëpi në Tiranë duke i premtuar mbështetje në çdo drejtim.

"Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim", shkruan Xhaçka.

Prindërit e katër vajzave të mbetura jetime, humbën jetën një javë më parë pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi.

Burrë e grua, Gentjan e Klodiana Karazajmi 34-vjeç dhe 27-vjeçe humbën jetën si pasojë e aksidentit në aksin Dibër-Maqellarë. 

Çifti ishte duke udhëtuar me një motor në momentin kur u përplasën me një makinë tip 'Benz'. Një përplasje fatale që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grida seksi: 18/03/2019 08:11

    Sjellje humane dhe dhimbshuri. Deri me tani kjo zonje ministre ka nje pasterti te figures se saj ne nivelet me te larta. Ore kryeminister po si Xhaçka ti kesh te gjitha grate ne qeveri. Po pse mbahet ajo Gjonaj qe nk e kemi dejguar kurre te shprehe ndjesi njerezore. Ajo eshte kafshe me fytyre njeriu. Znj. Xhacka bravo i qofte. Do ja shperbleje zoti miresine qe ka

    Përgjigju
  • ilir: 17/03/2019 22:15

    Znj.Xhacka ësht nji nga njerëzit e pakët në poliktik që meriton RESPEKT ,,Nuk ësht hera e parë që shpreh dashuri për njerëzit në nevojë,,RESPEKTE

    Përgjigju
  • Bujar.A.: 17/03/2019 22:10

    TE SHPRESOJME QE MINISTRJA TE MBAJE FJALEN , PER JETIMET NE RADHE TE PARE DHE PER DINJITETIN E SAJ SI MINISTRE.

    Përgjigju
  • Alban_B: 17/03/2019 19:30

    Wow!!!! Tragik lajmi, por te pakten kjo sjellje e ministres do jua ngrohe zemrat sadopak te shkretave vajza. Kur ke nierez prane ne momente dhimbje qe qeteson zemren. BRAVO ministres.

    Përgjigju
    • mira: 18/03/2019 11:56

      Gjeste Human , qe duhet te degjohet nga te gjithe, por dashuria e prinderve nuk zevendesohet .

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen