Humoristi shkodran feston 80-vjetorin vetëm dhe i sëmurë, Zef Deda i bën surprizën emocionuese dhe shpërthen në lot

Të gjithë e harruan “Mjeshtrin e Madh” Gëzim Kruja, në këtë 80-vjetor të ditëlindjes së tij, por nuk e ka harruar vetëm një njeri, Zef Deda.

Gazetari Senad Nikshiqi nga Shkodra, ka kontaktuar Zef Dedën dhe kanë vendosur së bashku të shkojnë ti bëjnë vizitë surprizë humoristit shkodran Gëzim Kruja.

Gëzim Kruja duket I habitur kur sheh në derën e shtëpisë aktorin Zef Deda.

Po ku je o Gzim Kruja….Ja ky është aktori I madh. Dëgjo, mos harro se ne kolegët e tu, të duam dhe të respektojmë”, i thotë Zef Deda.

Në këtë 80 vjetor, mjeshtri I madh, Gëzim Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe nja dy të tjerë bashkë me televizionin”, thotë Zef Deda mes lotëve duke nxjerrë shaminë.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939.

Ai ka një jetë në skenën shkodrane të humorit, ku  ka spikatur me rolet e tij.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. 

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 08/12/2019 20:05

    A ishte ditelindje apo Zi se vetem lot pash ne ate video.

    Përgjigju
  • juli: 07/12/2019 21:11

    gezuar per te gjithe ju qe do jeni gjithmone te pavdekshem edhe pse jeni te harruar nga njerezit. respekt per gezim krujen qe ka hyre ne cdo shtepi me humorin e tij.

    Përgjigju
    • Ypi Ypi: 08/12/2019 07:59

      Urime per ditelindjen mjeshtrit te humorit Gezim Kruja. Gezim Kruja e krijoi vete rrugetimin e tij artistik ne mes te perles shkodrane ne menyre pothuajse te pavarur ne role e personazhe ... Baba biologjik i nje monstre politiko-aspak artistike si Julian Deda, perpara se t'i beje duva Gezim Krujes, ne sherbim eksluziv te anetarit te Keshillit Drejtues te PD-se, te birit biologjik Julian Deda, ka detyrimin moral dhe material t´ia beje kete shpirt-ndriturit Gjosho Vasija qe i dha SHANSIN e jetes atij vete (ndryshe hammall hidrocentralesh do te kishte mbetur) dhe pas tij, per e me hater sepse i biri, nje DEBILI SKENIK si Julian Deda . Gafa qe tronditi edhe vete Gezim Krujen eshte se keta injorante ia kthyne lumturine e 80 vjetorit te lindjes ne te qame per se gjalli. Sikter ketij marketingu politik te antarit te keshillit kombetar te PD, Julian Deda.

  • Violeta: 07/12/2019 20:31

    Gezuar Ditelindjen i Madhi Gezim Kruja! E festofshi edhe shume vite te tjera plot shendet! Respekte dhe mirenjohje per punen Tuaj fisnike, per humorin e embel, te qete e te paster me te cilin na keni argetuar familjarisht, sidomos mbremjeve te Vitit te Ri. Jam e sigurt se te gjithe shqiptaret, qe Ju i keni bere te qeshin, por edhe u keni mesuar gjera te vlefshme nepermjet humorit Tuaj, sot jane me zemer prane Jush dhe ta kane mbushur plot shtepine shpirterisht duke ju uruar ditelindjen me respekt e mirenjohje! Gezuar

    Përgjigju
  • Jon: 07/12/2019 20:23

    Po si nuk të kujtojmë Gëzim Kruja je i madh e do të mbetesh gjithmonë I MADH. U bofsh 180 vjeç i dashtun

    Përgjigju
  • Violeta: 07/12/2019 20:05

    Gezuar Ditelindjen i madhi Gezim Kruja! E festofsh edhe shume vite te tjera plot shendet! Respekte e mirenjohje per punen fisnike, per ate humor te embel, te qete e te paster me te cilin na ke argetuar familjarisht, sidomos ne mbremjen e Vitit te Ri. Jam e sigurte se te gjithe shqiptaret, qe i ke bere te qeshin e te marrin mesime te vlefshme nepermjet humorit Tend te holle, sot i ke prane teje me zemer e ta kane mbushur plot shtepine shpirterisht duke te uruar, vleresuar e falenderuar. Gezuar!

    Përgjigju
  • vjeshta: 07/12/2019 19:56

    Ypi ypi, nuk mundem vecse me të dhanë të drejtë.

    Përgjigju
  • Miri: 07/12/2019 18:33

    MIRENJOHJE PER GEZIM KRUJEN ,,KY ESHTE NJE NDER AKTORET ME TE MIRE TE HUMORIT ,,BASHKE ME TANO BANUSHIN ,E ZEF DEDEN....//

    Përgjigju
  • Dorina: 07/12/2019 17:06

    Respekte dhe mirnjohje per keto figura te medha te humorit shqiptar. Gezuar Z. Kruja jete te gjate e shendet

    Përgjigju
  • Emigranti: 07/12/2019 16:50

    Nuk është e vërtetë që nuk të kujton njeri, unë jetoj në itali, jam rritur me skeçet e tua dhe të njohin edhe fëmijët e mi pavarësisht se kanë lindur në itali. Të njeh qytetari thjeshtë, varja vipave.

    Përgjigju
  • Miri: 07/12/2019 15:05

    O Gezim je i madh! Te behesh edhe 100 vjec! Te kujtojne te gjithe edhe pse nuk duket a degjohet ndoshta. Urime!

    Përgjigju
    • Ypi Ypi: 07/12/2019 17:15

      Gezim Kruja e krijoi vete rrugetimin e tij artistik mes perles shkodrane ne menyre pothuajse te pavarur ne role e personazhe ... Baba biologjik i nje monstre politiko-aspak artistike si Julian Deda, perpara se t'i beje duva Gezim Krujes, ne sherbim eksluziv te anetarit te Keshillit Drejtues te PD-se, te birit biologjik Julian Deda, ka detyrimin moral dhe material t´ia beje shpirt-ndriturit Gjosho Vasija qe i dha SHANSIN e jetes atij vete dhe pas tij nje DEBILI SKENIK si Julian Deda .

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League