Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Shqipëria në karantinë nga ora 20:30-06:00! Tirana, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra zbatojnë orën policore

Nga dita e sotme (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët i komunikuan përmes një deklarate 3 ditë më parë.

Këto masa do të qëndrojnë deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit. Ora e re policore ka gjetur zbatim në rrethe dhe në Tiranë. Lezha, Fieri, Berati dhe Shkodra dhe Tirana kanë zbatuar rregullat pasi qytetarët kanë shkuar në shtëpi brenda orarit të ri të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00-06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ. Gjithashtu sot u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare e gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportuan më shumë persona të shëruar se sa raste të reja me koronavirus. Konkretisht, 510 raste raste të reja dhe 8 humbje jete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Shkodra zbaton orën e re policore, qytetarët nisen për në shtëpi

 

Shkodra i bindet urdhrit për mbyllje në orën 20:30.

Patrullat e policisë së Shkodrës kanë dalë menjëherë në terren pas orës 20 e 30 për t'i kërkuar mbylljen bizneseve në rrugën pedonale në Shkodër por edhe në njësi të tjera në rrugë të ndryshme.

Për pak minuta qyteti është boshatisur edhe pse ka pasur edhe persona që nuk kishin dijeni por  u është kërkuar nga policia që të largohen për në shtëpi në zbatim të urdhrit të qeverisë.

Ora 21:08
Ora e re policore, zbrazen rrugët edhe në Lezhë

Ora e re policore që ndalon lëvizjen pas orës 20:30 është zbatuar në qytetin e Lezhës. Pas këtij orari rrugët janë zbrazur, ndërsa zbatueshmëria e masave ka sjellë shtim të forcave të policisë të cilët patrulllojnë në zona të ndryshme të qytetit.

Ora 21:02
Ndryshimi i orës policore, boshatiset qyteti i Beratit! Blindohen rrugët nga policia

Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që ka forca të shumta policie në rrugica.

 Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës, baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20:30, për të respektuar masat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e COVID-19.

Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 20:00, ndëkohë që vijojnë të jenë të hapura në qytet vetëm shërbimet "delivery".  Në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore, që janë duke patrrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës, ndërkohë që të shumtë janë edhe efektivët civilë që po patrrullojnë çdo lagje të Beratit.

Përveç efektivëve të policisë, në rrugë qarkullojnë vetëm punonjësit e shërbimeve spitalore dhe autoambulancat. Siç edhe duket nga pamjet filmike beratasit e kanë respektuar "karantinën" dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre,duke rikthyer "heshtjen" dhe "qetësinë" në çdo rrugë të qytetit.

Ora 20:54
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Fierakët zbatojnë orën policore, mbyllen qepenët e bizneseve! Makinat e fundit në lëvizje

Sot ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00.

Ne qytetin e Fierit shumë pak para orës 20:30, ku qyteti do të jetë në izolim deri në orën 6:00 të mëngjesit të së nesërmes është vënë re shtimi i patrullave të policisë, mbyllja e qepenëve të bizneseve, bareve, restoranteve, por edhe lëvizjet e fundit të automjeteve.

Në sheshin qëndror në Fier shërbimet për qytetarët  pranë zbukurimeve po mbyllen. As qytetarë nuk ka nëpër rrugë.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Damien: 24/12/2020 23:23

    Per kantierin tek Sheratoni nuk vlen ora policore? Kisha shpres te flija te pakten keto dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?



×

Lajmi i fundit

Teoria e budallallëkut/ Përse duhet të kemi më shumë frikë budallenjtë, se sa horrat

Teoria e budallallëkut/ Përse duhet të kemi më shumë frikë budallenjtë, se sa horrat