Hyn në fuqi sot ligji ‘anti-LGBT’ në Hungari, Von der Leyen: Nuk do lejojmë që shoqëria të stigmatizohet

Hyn në fuqi sot ligji ‘anti-LGBT’ në Hungari, Von der Leyen: Nuk do lejojmë që shoqëria të stigmatizohet

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Ditën e sotme hyn në fuqi ligji ‘anti-LGBT’ i miratuar rreth një muaj më parë në Hungari. Sipas këtij ligji, fëmijëve nën 18 vjeç u ndalohen librat me përmbajtje mbi homoseksualitetin dhe mbi pedofilinë në tekstet shkollore ose filma. Ky ligj zbatohet edhe për reklamat.

Me futjen në fuqi të këtij ligji, ka reaguar sërisht Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila në një postim në Twitter shkruan se Europa nuk do të lejojë që shoqëria të sigmatiozohet.

“Ne nuk mund të qëndrojmë mënjanë ndërsa rajone të tëra deklarohen si 'zona të lira LGBTIQ'. Evropa kurrë nuk do të lejojë që pjesë të shoqërisë sonë të stigmatizohen. Kur ngrihemi për pjesë të shoqërisë sonë, ne qëndrojmë për lirinë e shoqërisë sonë në tërësi”, shkruan Von der Leyen.

Për Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ky ligj nuk është kundër homoseksualitetit, por për mbrojtjen e fëmijëve dhe prindërve.

“Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, ka thënë ai.

Edhe më herët Ursula von der Leyen ka kritikuar ligjin duke thënë se është turp dhe bie në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut. Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka konsideruar të gtabuar ligjin për ndalimin e përmbajtjes arsimore për komunitetin LGBTQ pasi ndikon në lirinë e arsimit dhe në aspektin politik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet