Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për shpërblimin e fundvitit për 724 mijë pensionistë, nga të cilët 511 mijë do të marrin 15 mijë lekë shpërblim pasi kanë pension mujor nën 20 mijë lekë dhe pjesa tjetër prej 213 mijë do të marrin 10 mijë lekë bonus pasi kanë pension mbi 20 mijë lekë.

Shpërblimin e fundvitit do ta përfitojnë personat me pension pleqërie, invaliditeti, pension familjar, social, ata me pension të parakohshëm, ish minatorët, ushtarakët, ato që janë përfitues të ndonjë trajtimi të financiar, apo me shpërblimin financiar, si veteranë të LANÇ-it etj.

Në vendim thuhet se shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2024 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Pra së bashku me pensionin mujor të gjithë përfituesit do të marrin edhe shpërblimin e fundvitit i cili mund të tërhiqet deri në 30 qershor 2025 dhe më pas ai digjet.

“Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2024, ato paguhen deri në datën 30.6.2025. Shpërblimet e pa tërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2025”, thuhet në vendim.

Pagesat e shpërblimit të fundvitit do të mund të tërhiqen në të njëjtin vend ku merret edhe pensioni, pranë ISSH, Postës shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Fatura e bonusit të fundvitit është përllogaritur 9.8 miliardë lekë, ku 3.6 miliardë lekë ishin të planifikuara në buxhet, 2.4 miliardë lekë janë të mbartura nga indeksimi më i ulët se vjet dhe mbi 3.7 miliardë lekë merren nga buxheti i shtetit dhe buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore, për vitin 2024.

Të gjithë pensionistët do të marrin edhe një bonus tjetër në pranverën e 2025-ës, në varësi të rritjes ekonomike, për këtë arsye vlera e këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar.

G.M./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anida: 03/12/2024 15:37

    Po ndihma ekonomike a do t marin nje shperbljm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë