Hyn në fuqi vendimi! Sot fillon rritja e pensioneve (Kategoritë dhe sa do të përfitojnë)

Nga dita e mërkurë, 1 prill, qeveria ka vendosur që të gjitha pensionet rriten në masën 2.3 për qind. Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin, në masën 2.3 për qind, të të gjitha kategorive të pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas këtij vendimi, rriten në këtë masë pensionet e pleqërisë, ato të banorëve të zonave rurale, pensionet e posaçme, etj.  Po kështu, përfitojnë edhe ata që marrin pensione për invaliditet, që trajtohen si veteranë të luftës antifashiste, ushtarakët, minatorët e të tjerë që marrin pensione të posaçme.

Në këtë masë përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 prill 2020 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 31.3.2020, përfshirë edhe këtë datë.

Në VKM përcaktohet që pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, që kanë datë fillimi të të drejtës deri më 31.12.2014, pas datës 1.4.2020 nuk do të jenë më pak se 14.069 lekë dhe jo më shumë se 28.139 lekë në muaj.

Ndërsa pensionet e parakohshme, nuk do të jenë më pak se 14 069 lekë në muaj. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 2 miliardë e njëqind milionë lekë, që do të përballohen nga buxheti i shtetit në zërin e shpenzimeve për sigurimet shoqërore.

Përfitojnë
543.500 individë që marrin pension qyteti
121.200 pensionistë në fshat
2.600 pensione sociale

Sqarimi i plotë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Këshilli i Ministrave miraton indeksimin e pensioneve me 2.3%, efekti financiar 2.1 miliardë lekë. Këshilli i Ministrave miraton indeksimin e pensioneve të pensionistëve dhe kategorive të tjera që trajtohen financiarisht me pensione ose të ardhura që jepen nga sistemi i sigurimeve shoqërore. Kjo masë, megjithëse merret në një situatë të veçantë, është një përpjekje e qeverisë për të mbuluar sa më mirë nevojat ekonomike të kësaj shtrese të popullatës.

Efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi parashikohen në masën 2.1 miliard lekë dhe, bazuar në përllogaritjet e shtesës së indeksit të çmimeve për vitin 2019 ndaj 2018-s, projekti parashikon rikuperimin total të efekteve negative të rritjes së çmimeve të mallrave e shërbimeve të shportës së pensionistëve.

Evidentojmë faktin se, ndërsa ndryshimi i indeksit mesatar të çmimeve për gjithë popullatën është 1,4 %, indeksimi i pensioneve është bazuar në ndryshimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të shportës të pensionistëve, ku pesha specifike më e madhe i adresohet zërit ushqime dhe pije jo alkoolike.

Nga zbatimi i këtij vendimi do të përfitojnë mbi 669 500 pensionistë, mbi 12 mijë nëna të cilat janë të vetëpunësuara në sektorin bujqësor e që përfitojnë barrëlindjen dhe 14 mijë përfitues të ardhshëm, duke e çuar në total numrin e përfituesve në 682 800.

Pagesat me shtesat e rritura do të nisin të përfitohen menjëherë që në muajin prill të këtij viti.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave plotëson detyrimet ligjore për indeksimin e pensioneve për shkak të ndryshimit të indeksit të çmimeve dhe është i mbështetur në filozofinë e zbatimit të politikave të rritjes së të ardhurave të shtresave të caktuara të popullsisë, sipas politikave buxhetore të miratuara.

Më poshtë paraqiten detajimet për efektet financiare në buxhetin e shtetit:

• Efekti financiar për 543.500 individë që marrin pension qyteti është 1.73 miliardë lekë;

• Shuma që shtohet nga buxheti për 121.200 pensionistë në fshat është 214.3 milion lekë;

• Shtohen në buxhet 3.2 milion lekë për 2.600 pensione sociale;

• Shtohen 10.3 milionë lekë për rritjen e shpërblimeve të nënave me leje barrëlindje në fshat;

• Shtohen 117.7 milionë lekë për rritjen e pensioneve të parakohshme dhe suplementare të ushtarakëve, policisë, ish- punonjësve të minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë, një pjesë e të cilëve janë në proces të llogaritjeve dhe të marrjes së përfitimeve për shkak të zbatimit të ligjit nr. 29/2019, për përfitimet e punonjësve të profesioneve të vështira .

Rritjen 2.3% e përfitojnë të gjithë personat që marrin pension invaliditeti, familjar, të parakohshëm dhe ata që kanë punuar në punë të vështira e industri të rënda.

d.ba./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhej të hiqeshin kufizimet në zonat e kuqe dhe të hapej edhe fundjava?

Komento

Komente

  • Ramiz: 02/04/2020 18:40

    Nje virus ne keto permasa,Shuan nje gjenerate te tere.shume mire masat parandaluse.Te kujdo qeverie me detyre.Qeverit shkojne e vijne,femijet tan lindin vetem nje here.

    Përgjigju
  • Klodi: 01/04/2020 09:27

    Po si nuk keni turp mor qeveritar....rritje pensioni quani 2% juve?Do vij dita qe do ju vrasi zoti se robi shihet qe nuk ju ben dot gje.

    Përgjigju
  • Qazim Malasi: 31/03/2020 18:10

    Duhet pritur pak dhe vjen konfirmimi

    Përgjigju
  • Ops: 31/03/2020 17:35

    Hajde rritje hajde , 300 leke deri ne 670 leke, dmth te porosisin penisonistet na nje vere franceze

    Përgjigju
    • Dangellia: 01/04/2020 09:29

      Po ti qenke coban me dhi shpellar o i mbaruar si i ben ti llogarit me dhit e shpelles pollen kaq u rit kaq pollen nga dy etj ekonomia ne papunesi kur spunon llogaritet ndryshe o kok trash edhe ato ritje i ke shum plere i pa shkolluar

    • @ops: 01/04/2020 09:18

      Pse pak te duket ? Me 300lek plus ble 3 buk shty tre dit te tjra. Pensioni eshte x mbijetes nuk eshte x luks,



×

Lajmi i fundit

John

Fushë-Krujë, i moshuari me biçikletë përplaset për vdekje, shoqërohet në polici shoferja