Hynë në qendër tregtare dhe vodhën bluza e pantallona, dënohet tregtari shkodran dhe bashkëpunëtorja e tij

Hynë në qendër tregtare dhe vodhën bluza e pantallona, dënohet tregtari shkodran dhe bashkëpunëtorja e tij

Foto ilustruese

Fadil T., një tregtar nga Shkodra dënohet nga gjykata e Tiranës me 1 vit burgim, pasi është arrestuar nga policia e kryeqytetit duke vjedhur rroba në një qendër tregtare të njohur. Së bashku me Tuzin, është dënuar me 8 muaj burgim edhe bashkëpunëtorja e tij në këtë krim, Fatbardha Gj. Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik 2019, në një nga dyqanet e një qendre tregtare në Tiranë, por tashmë dy autorët janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga gjykata e Tiranës. Sipas vendimit, në korrik 2019 rreth orës 15:00 një nga punonjësit e dyqanit, ka parë një burrë dhe një grua të moshës rreth 30 dhe 35 vjeç, të cilët kanë ardhur bashkë në dyqan dhe pasi shikonin rrobat që i provonin tek dhoma e zhveshjes, gruaja shikonte rreth e rrotull, sikur ruhej nga dikush.

“Më ka bërë përshtypje sjellja e saj, gruaja pasi ka marrë disa rroba për të provuar më ka sjellë një palë pantallona që unë ti vendosja tek vendi i tyre, por kam vënë re se nga pantallonat kishin hequr sensorin e sigurisë dhe kam parë që në xhepin e pantallonave kishte dhe disa sensorë të tjerë të hequr. Unë menjëherë kam shkuar tek dhoma e provës, ku kam gjetur këtë çift burrë e grua të cilëve, ju ka kërkuar hapjen e çantës dhe aty pashë se çanta ishte mbushur me rroba të dyqanit që kishin hequr sensorët e sigurisë dhe konkretisht katër bluza, dy bluza që kushtonin 2290 lekë të reja secila dhe dy bluzat që kushtonin 1590 lekë të reja secila, dy palë pantallona të shkurtra që kushtojnë 3190 lekë të reja secila. Në këtë moment kam lajmëruar sigurinë të cilët ka mbajtur këto persona, si dhe kam lajmëruar policinë, të cilët kanë kryer dhe arrestimin e dy personave”, - ka deklaruar në gjykatë njëri nga punonjësit që ka pikasur vjedhjen.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë