Hyri për t'u larë në lumin Buna por u mbyt, gjendet pas 24 orësh trupi i pajetë i marokenit

Polumbarët kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga lumi Buna trupin e pajetë të shtetasit maroken, Rachidi Muhamed 35-vjeç i cili u mbyt një ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Darragjat, njësia administrative Dajc.

Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja bën me dije se marokeni me leje qëndrimi franceze ishte së bashku me shokun e tij dhe ka qenë ky i fundit që ka njoftuar policinë se i riu është mbytur.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës