I akuzuar në Itali për përndjekje/ Kapet në Kavajë 65 vjeçari me pistoletë me silenciator me vete

I akuzuar në Itali për përndjekje/ Kapet në Kavajë 65 vjeçari me pistoletë me silenciator me vete

Pistoleta që iu sekuestrua 65 vjeçarit

Një 65-vjeçar është arrestuar në Kavajë teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Personi i ndaluar, rezulton me precedentë penale, pasi është dënuar në Itali për përndjekje.

Ndalimi i 65-vjeçarit është kryer pas informacioneve se lëvizte me armë me vete. Ndaj tij është ngritur akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 65-vjeçar që mbante armë zjarri me silenciator në banesë.

65-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për veprën penale "Përndjekja".

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas në lagjen nr. 3, në Kavajë, mbante armë zjarri në banesë.

Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale "Përndjekja".

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë