I akuzuar për 17 vjedhje, bie në pranga grabitësi i pikturave në Korçë! Tentoi të vjedhë edhe kishën e Shën Sotirit

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një pikturë në një banesë, ndërkohë që më pas është dokumentuar se Erion Berberi banues në Korçë, është autor edhe i 16 vjedhjeve të ndodhura në tre muajt e fundit në qytetin juglindor.

Autori i këtyre ngjarjeve ishte i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa ai përgjithësisht grabiste piktura me vlerë, sasi lekësh dhe orendi e pajisje shtëpiake. Gjithashtu raportohet se Berberi vidhte edhe dyqane e lokale, ndërsa ka tentuar të vjedhë edhe kishën e Shën Sotirit në lagjen numër 1.

Konkretisht 33-vjeçari që u ka duke vjedhur në shtëpinë e shtetasit V. T dyshohet edhe për këto vjedhje:

- Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

- Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

- Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

- Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

- Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G;  Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

- Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja, e kryer më shumë se një herë".

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Harta: 28/08/2020 14:07

    Duhen te qartesohen dhe te vihen nje plan te perbashket dy hartat e ndarjes se detit ajo e perpiluar nga salihu dhe kjo sipas Edvinit qe pretendohet reale sipas konventes nderkombetare dhe kryesisht per ate ishullin e pabanuar Othon apo si e ka emrin e vertete dhe te shihet se ku ndryshoje ajo qe ka dhene salihu me ate qe duhet te jete ne te vertete sipas konventes nderkombetare. Kjo menyre ka sherbyer per te gjitha shtetet se edhe ato kane ishuj te pabanuar sic ka edhe greqia. Ndryshe cdo diskutim pa pranine e hartave eshte i pavlere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Rekord/ 54 mijë e 721 turistë vizituan muzetë kombëtarë gjatë 3 muajve të parë të vitit, 122% më shumë se në 2023

Rekord/ 54 mijë e 721 turistë vizituan muzetë kombëtarë gjatë 3 muajve të parë të vitit, 122% më shumë se në 2023