I akuzuar për falsifikim dokumentesh, ndalohet nga policia 61-vjeçari në Korçë

I akuzuar për falsifikim dokumentesh, ndalohet nga policia 61-vjeçari në Korçë

Një 61- vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës, pasi akuzohet për falsifikimin të vulave, pasaportave dhe vizave.

Sipas policisë, 61-vjeçari është arrestuar në korrik të vitit 2023, së bashku me 2 shtetas të tjerë, në kuadër të megaoperacionit “The counterfeiters”, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin Th. Sh., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 11.06.2024, ka vendosur për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Balla prezanton Projekligjin ”Për Policinë e Shtetit

Balla prezanton Projekligjin ”Për Policinë e Shtetit": Synimi themelor, reformimi dhe ngritja në një nivel tjetër të Policisë së Shtetit