I arrestuan zyrtarët/ Kryebashkiaku i Shijakut: Përgjegjësia individuale, ndëshkim sipas ligjit

I arrestuan zyrtarët/ Kryebashkiaku i Shijakut: Përgjegjësia individuale, ndëshkim sipas ligjit

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elton Arbana

SHIJAK- Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elton Arbana është distancuar nga arrestimi kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Shijak, Marius Shahini, i arrestuar për abuzim me pronat së bashku me 18 policë dhe zyrtarë të tjerë në kuadër të operacionit "Abuzuesit".

Në një reagim të shkurtër, Arbana shkruan se përgjegjësia është individuale, e për pasojë edhe ndëshkimet janë të tilla.

"Bashkia e Shijakut distancohet nga çdo rast abuziv dhe shpërdorimi detyre të kryer. Për çdo veprim abuziv jemi bashkëpunues me organet përkatëse në shërbim të hetimit, madje inkurajojmë Prokurorinë dhe Organet ligjzbatuese të veprojnë kundrejt çdo shkeljeje të bërë.

Që në fillim të marrjes së detyrës time si kryebashkiak kam qenë i diktuar nga ARSYEJA përballë PËRGJEGJËSISË MORALE dhe institucionale. Busulla ime orientuese drejt asaj se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë është LIGJI dhe përgjegjësia morale për të bërë MË TË MIRËN për banorët e Shijakut. Përgjegjësia për të kryer ose jo detyrën është individuale. Nëse kjo e mirë shkelet në një formë a një tjetër duhet ndëshkuar", shkruan Arbana.

Postimi i plotë i Arbanës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të