Berisha me dhëndrin më bënë presion!' Paro Laçi: I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari! Na dolën pseudo-pronarët

Ish presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi dha një intervistë në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn duke rrëfyer se si është e vërteta me pronën tek ish klubi. Laçi thekson se toka ka qenë pronë e klubit, ndërkohë që prona është shpronësuar prej italianëve gjatë luftës.

'U paraqitën disa pseudo pronarë. I kam dëgjuar që jemi pronarë. Ka filluar që në 94 kur i ati Malltezit ka qenë në arkivat e shtetit. Njerëzit e dinë si ka shkuar problemi i pronave, ajo pronë është shpronësuar dhe u ngrit klubi Partizanit, ka qenë pronë e klubit dhe nuk ka qenë pronë e ushtrisë. Iu dha nga ushtria në përdorim klubit. Dhe klubi ka qenë prej shumë vitesh aty ku kanë dalë ikonat e sportit. Filluan me ardhjen e Berishës, përjashtuan drejtorin e përgjithshëm që paguhej nga ministria, i ati i Igli Tares, Isa Tares, dhe vijuan me shkatërrimin e klubit Partizani.'

Më pas Laçi rendit aktorët kryesor dhe regjisorin e privatizimit të pronës me letra fallco, duke filluar nga Berisha.

'Aktorët kryesorë në këtë skenë, regjisori ka qenë Berisha. Pa atë nuk mund të merrej prona. Pas tyre vjen Xhimi Begeja me Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Deputetët socialistë në ato kohë bënin një përleshje në parlament për shpëtimin e këtij klubi. U munduan ti dilnin zot. Prekin dhe gjeneral Qiriazin. Nëse do kishin do kishin stabilizuar klubin duke më blerë dhe mua. Kanë dashur 500 mijë euro cash dhe nuk kam pranuar dhe apartamente. Mes tyre ka qenë Agron Kuliqi në këto tratativa, Jamarbër Malltezi ka qenë, Xhim Begeja. Në memorien e të gjithëve dihen përpjekjet që u bënë. Pasi u arrestova në 2011 me të padrejte me një dhunë të shtetit të Berishës, filluan ndërtimet.'

'Ka qenë një shef komisariati e prunë atë për të vazhduar një flotë të personave të armatosur. Nuk kam pranuar të shitem as të blehem. Kam pranuar kompromis, ndërtoni por stabilizoni klubin Partizani.'

Sipas Laçit, i ati i Jamarbër Malltezit kur ka qenë në krye të arkivës së shtetit në 94, i ka bërë me dije familjeve që sot dalin pronare të tokës, se prona është shpronësuar vite më parë.

'E bija ka qenë një hije e Berishës, do ketë pretendime dhe ajo të bëhet kryeministre e Shqipërisë. Kurrë nuk do kishin ndërtuar po të mos ishte Berisha. Llagami, Begeja është dokument kur i ati i Malltezit ka qenë drejtori i arkivës iu përgjigjet familjarëve që jeni dëmshpërblyer me monedha ari edhe me çmime sa ka dhënë qeveria e asaj kohe. Se si bëheshin pronat, letrat SPAK e di. Në 96 ishte kjo teori dhe nga 96 thanë prit se mos gllabërojmë diçka këtu. Hapi i parë, me dokumenta fallco, u grisën regjistra. Ishte pronë e klubit Partizani. Gjeneral Qiriazi që nuk e njoh nuk firmosi sepse nuk pranoi të korruptohej. Më pas gjeneral Gjunkshi firmosi. E thotë edhe Amerika, që Berisha i luftonte me gjyqësor. Ky gjyqësor duhet ta marri për gjëra më të rënda Berishën. Gjeneral Qiriazi nuk pranoi të firmoste për një pronë që ishte e klubit Partizani.'

Ish presidenti i Partizanit tregon dhe presionin që i është bërë për të firmosur.

'Presioni më i madh kur një ish prokuror i asaj kohe, me origjinë nga Burreli, kur shkon dhe denoncon dhe të thotë është rrezik për jetën se aty është Argita Berisha. Presion është bërë nga Agron Kuliqi, tek Tonin Vocaj. A e kam ndjerë frikë? Nuk e kam pasur, mund të edhe të humb jetën por frikë nuk kam. Jam me të drejtën. Unë kam qenë këmbëngulës për një gjë, vetëm për fushat e futbollit, nuk kam dashur të ndërtoj kurrë. E vodhën e grabitën. Kanë ndërtuar vetëm pasi më futën mua në burg. Kemi qenë me tifozë dhe ikona të Partizanin dhe nuk e shpëtuam dot sepse ishte një presion i paparë. Nuk mund të ndërtohej në fushat asnjë lloj kompanie. Nuk janë pronarë, kanë qenë dhe janë dëmshpërblyer.

Sulejman Starova ma ka thënë edhe unë kam pasur pjesë aty por jam dëmshpërblyer. Dhe ka marrë një pronë tek Kodra e Diellit. Malltezi dhëndri i kryeministrit, presion ministrave, janë fakte të pamohueshme. Presione të vazhdueshme dhe nuk mund të mohohen. S’mund të bëhet luftë me kryeministrin, kam denoncuar në prokurori më kanë thënë. Xhim Begeja rrihte gjoksin është Sali Berisha këtu.'

Ndërkohë thekson se ndërtimi në terrene sportive nuk lejohej dhe Berisha bëri ndryshim vetëm për pronën kur përfitoi Malltezi.

'Nuk ka të bëjë ish kryetari i Bashkisë Edi Rama. Ka të bëjë ligji që u ndërrua për sportin. U prish stadiumi Qemal Stafa dhe u bë prapë stadium. Pse nuk prishte fusha Skënder Halili dhe të bëhen pallate. Interesi ishte vetëm aty pasi ishte dhëndri i Sali Berishës, vajza e Sali Berishës.'

Gjithashtu hedh poshtë disa pretendime që janë ngritur ndaj tij.

'Sikur paskam pas interesa ta pengoj duke paguar një gjeneral, që nuk e kam takuar dhe nuk e njoh. Sikur kishta interesa të ndërtoj. Janë disa tymnaja që ngrenë që mendojnë se do i shpëtojnë ligjit. Ka dalë e bija si avokatja më e mirë e këtij tempulli, duke folur në tv jo e arrestuan kështu, jo gjyqtarja, janë absurditete dhe nuk ia beson njeri.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë