I bënte presion të martohej me një të moshuar, por ajo nuk pranonte, babai vret vajzën në Itali dhe e varros pranë shtëpisë! Pas krimit largohet në vendlindje

I bënte presion të martohej me një të moshuar, por ajo nuk pranonte, babai vret vajzën në Itali dhe e varros pranë shtëpisë! Pas krimit largohet në vendlindje

18-vjeçarja që u vra nga i ati

Një baba pakistanez është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare në Itali pasi ajo refuzoi të martohej me një person që e kishte zgjedhur për atë.

Shabbir Abbas u arrestua në fshatin e tij në provincën lindore Punjab, në Pakistan javën e kaluar pas një urdhri të lëshuar nga autoritetet italiane.

Para zhdukjes, vajza 18-vjeçare i tha të dashurit të saj në Itali, i cili gjithashtu është me origjinë pakistaneze, se prindërit e saj donin ta martonin me një burrë të moshuar në vendlindjen e tyre, në Pakistan, por ajo nuk pranonte.

Vajza u pa e gjallë për herë të fundit në fund të prillit nga fqinjët jashtë shtëpisë së familjes së saj në qytetin fermë të Novellara, pranë qytetit të Reggio Emilia, Itali.

Pas zhdukjes së vajzës, autoritetet në Itali zbuluan se një video e aeroportit të Milanos tregonte prindërit e 18-vjeçares, duke u larguar për në Pakistan.

Arrestimi i Abbas vjen vetëm disa ditë pasi një trup u zbulua në një varr të cekët në një ndërtesë të braktisur pranë shtëpisë së familjes pakistaneze.

Mediat italiane raportuan se mund të duheshin dy muaj për të konfirmuar identitetin e eshtrave, por një gjykatë lokale tha të enjten se ishte "shumë e mundshme" që mbetjet njerëzore t'i përkisnin adoleshentes së zhdukur.

Gjatë një seance ekstradimi të enjten, Abbas këmbënguli se vajza e tij ishte gjallë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA . Më parë ai pretendoi se ajo kishte udhëtuar në Belgjikë.

Amir Shaheen, një tjetër hetues i lartë i policisë pakistaneze, tha se babai i Saman ishte në kërkim nga policia italiane me akuzën e vrasjes së vajzës së tij.

Ai nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme, duke thënë se i dyshuari ndodhet në paraburgimin e Agjencisë Federale të Hetimit të vendit, e cila iu drejtua nga Interpoli për të kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e burrit në Itali në lidhje me vrasjen e gruas.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët