Babai i një prej ushtarakëve që humbi jetën pas rrëzimit të avionit ushtarak në ujërat detare të Jonit në territorin grek, ka bërë një deklaratë të dhimbshme.
I ati i Marios, Michael Turoutsikas, Kostas, pohoi se sapo mori vesh që një avion ushtarak ishte rrëzuar, instinktivisht i kishte shkuar mendja tek djali i tij.
Duke folur për një emision, ai tha se djali i tij nuk do të donte të quhej “hero” dhe kërkoi që njerëzit të mos e kujtojnë më në këtë mënyrë. Njëkohësisht ai foli për dashurinë e të birit për aviacionin, ndërsa tha se në vizitën që priti dje nga shefat e Forcave të Armatosura nuk i shpjeguan rrethanat e aksidentit teksa presin përfundimin. Por, siç theksoi ai, është gjëja e fundit që dëshiron të dijë.
“Kur dëgjuam se kishte rënë një avion, instiktivisht e kuptova se ishte djali im”, ndërsa tregoi se modeli i djalit të tij ishte Konstantinos Iliakis, i cili humbi jetën në Egje më 23 maj 2006, pas një manovre të gabuar nga një pilot turk.
Avioni ushtarak F-4 i Greqisë është rrëzuar në det mëngjesin e ditës së sotme në jug të Andravidës. Për pasojë është gjetur i vdekur njëri prej pilotëve, 29-vjeçari Marios - Michael Turoutsikas i cili ishte njëkohësisht edhe nënkomandant. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, dy pilotët e Phantom F-4 nuk kanë pasur kohë të largohen nga avioni që u rrëzua në det. Sipas të njëjtit informacion, operatorët F-4 e bënë lundrimin e ulët një term që do të thotë fluturim i ulët me një minimum prej 300 këmbësh lartësi mbi det. Nga ana tjetër, thellësia në pikën e rënies së F-4 është 1000 metra.
Pas ngjarjes së rëndë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos ka shpallur tre ditë zie kombëtare për Forcat e Armatosura.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
45.8%
-
NUK E DI
12.5%
Vota total: 271
Lajme të tjera
-
Arrestohet trajneri në Greqi, abuzoi seksualisht me sportistet e mitura
22 Mars, 16:57
-
Ekskluzive/ E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari 'live' nga qelia në ‘Pa Gjurmë’: Kam frikë për jetën! Policët i kanë ushtruar presion gruas
22 Mars, 16:34
-
Kryeministri grek afron zgjedhjet parlamentare në maj! Analistët: Vendimi i Mitsotakis, nga aksidenti në Larisa
22 Mars, 14:12
-
Greqi/ Vrasja për martesën e premtuar në këmbim të 6 mijë eurove, momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares! Kërcënimi i autorit: Ju marr mbesën për nuse ose ju vras
22 Mars, 12:30
-
Rama takim me presidenten e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull! Kryeparlamentari grek: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
21 Mars, 12:44
-
VIDEO/ Rama çel ekspozitën me krijimet e tij artistike në Greqi: Mirënjohës për këtë pritje të mahnitshme
21 Mars, 11:05
-
U arrestua për vrasjen e hidraulikut shqiptar në Greqi, zbulohen dy emrat që përdor 23 vjeçari! E shkuara e tij e errët me rekorde kriminale
21 Mars, 08:48
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
FOTOT/ Rama çel ekspozitën personale në Athinë: Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave! Arti nuk ka nevojë të përkthehet
20 Mars, 09:27
-
Reportazhi i medias greke: Trafiku i drogës Shqipëri-Igumenicë, rrjeti përdor të pastrehë për transportin e marijuanës
19 Mars, 11:10
-
Dështon arratisja nga burgu grek, 48-vjeçari shqiptari kapet pas katër orësh
18 Mars, 18:11
-
Media greke i dedikon shkrim kryeministrit: Ana artistike e Edi Ramës, pritet të ‘ndriçojë’ ekspozitën e tij në Zappeion në Greqi
18 Mars, 16:13