I biri iu përplas për vdekje me makinë një vit më parë, e ëma e pakënaqur me dënimin e autorit: A vallë jeta e një 25-vjeçari vlen vetëm 5 vite burg?

Dallëndyshe dhe Vullnet Metaj, prindërit e Qani Metaj, 25-vjeçarit nga Fieri, që u vra në aksident rrugor në17 shtator të vitit të kaluar janë të pakënaqur me dënimin për autorin e ngjarjes. 

Ata nuk janë dakord me gjykimin e shkurtuar që ka dhënë gjykata për Klaus Mahmutin, që jo vetëm shkaktoi aksidentin, por edhe u largua nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të riut. 

“Përpara 11 muajve më kanë vrarë djalin dhe ma kanë lënë në kanal. Ai që më ka aksidentuar djalin është larguar nga vendi i aksidentit. Pas një zvarritje totale nga ana e prokurorisë,  jemi ankuar në OPGJ tek kryeprokurori. Kjo është intervista e dytë që unë bëj dhe pas 15 ditësh nga intervista e parë është bërë gjyqi i parë. Është marrë një vendim totoleshit i pa precedent, qesharak. A vallë vlen jeta e një 25- vjeçari, 5 vite e 4 muaj burg?. Ne kemi kërkuar gjykim normal, por gjykata pranoi gjykim të shkurtuar”, tha Dallandyshe Metaj.

E ëma e viktimës, pretendon gjithashtu se edhe pse kanë kaluar 11 muaj, ende nuk kanë në dorë ekspertizën mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së djalit.

“Ne duam ta dimë se nga çfarë ka ardhur vdekja e djalit tim. Nga përplasja me makinën, apo nga mbytja në kanal.  Por gjyqtarja nuk ka marrë parasysh asnjë pretendim tonin dhe ka bërë gjykim të shkurtuar. Nga çfarë erdhi vdekja e djalit? A do të shpëtonte djali jonë nëse do ti jepej ndihma e parë? I bëj thirrje të gjithë instancave të shtetit tonë. Do shkoj tek ambasadorja Juri Kim dhe në Hagë. Nuk ka shans të shkele kush gjakun e djalit tim. Po kërkoj drejtësi dhe do ta kërkoj deri në fund’, përfundoi e ëma e viktimës.

Klaus Mahmuti, do te vuaj dënimi prej 5 vitesh e 4 muaj nën akuzat “ shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fjjdkdkr: 23/07/2021 14:18

    Hajde media trushperlarese hajde. Asnje fjale se cfare eshte gjykimi i shkurtuar dhe pse aplikohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK