I burgosur prej dy muajsh, Dani Alves hyn në grevë urie pas ndarjes nga gruaja e tij

I burgosur prej dy muajsh, Dani Alves hyn në grevë urie pas ndarjes nga gruaja e tij

Dani Alves

Dy muaj pas arrestimit të ish-futbollistit të Barcelonës, Dani Alves, gruaja e tij, Joana Sanz, njoftoi se po divorcohej nga ai.

Kjo ka ndikuar shumë keq tek futbollistit më të dekoruar në histori i cili ka zgjedhur të hyjë në grevë urie në burg. Lajmi u bë i ditur nga shtypi Brazilian, ku shkruhet se Alves ka ndërmarrë veprimin ektrem brenda burgut.

Alves nuk pajtohet me ndarjen dhe nuk flet me askënd nga burgu. Madje, futbollisti ka hyrë edhe në grevë urie, pasi nuk del më nga qelia as për të ngrënë, për shkak të vendimit të supermodelës së lindur në Tenerife.

Dinorah Santa Ana, ish-gruaja e Dani Alves dhe nëna e dy fëmijëve të tij, vizitoi përsëri këtë muaj mbrojtësin e djathtë në burgun e Katalonjës, duke i dalë në krah për këtë ngjarje të ndodhur.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë