I dalin 85 mijë USD ‘tepër’, gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishën rrezikon shkarkimin, nesër vendimi

I dalin 85 mijë USD ‘tepër’, gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishën rrezikon shkarkimin, nesër vendimi

Arben Vrioni dhe Lulzim Berisha

DURRES- Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, i cili ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, rrezikon të shkarkohet nga detyra për shkak të mosjustifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme. Pavarësisht pretendimeve të tij se kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe, trupi gjykues përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj, Pamela Qirko arriti të lexonte konkluzionet e hetimit rreth ligjshmërisë së pasurisë së gjyqtarit, duke hedhur poshtë pretendimet për gjendjen shëndetësore. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Arben Vrioni rezulton në total për të gjitha vitet deklarimit të pasurisë me një mungesë burimesh financiare prej 9.3 milion lekësh. Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme blerjen e një apartamenti në vitin 2000. 

Po ashtu, KPK ka ngritur dyshime për blerjen e një tjetër apartamenti, dy vjet më vonë. Apartamenti tjetër është blerë nga nëna e gjyqtarit në vitin 2002, ku ka paguar si kapar 1.5 milionë lekë, në një kohë kur apartamenti kishte vlerën 4.5 milion lekë. Në fund, kontrata për blerjen e kësaj pasuria ishte mbyllur nga gjyqtari me vlerën 1.9 milionë lekë. Dyshime u ngritën edhe sa i takon transaksioneve për blerjen e një makine 12 mijë USD. Gjithashtu, gjyqtari i ka marrë borxh baxhanakut 25 mijë paund për të paguar shkollimin e të bijës në Britani, por vetëm disa ditë më vonë, nëna e gjyqtarit, i ka çuar baxhanakut të Vrionit 35 mijë dollarë. 

Ndërkaq, e pazakontë ishte mbrojtja e gjyqtarit. Ai tha se e bija ishte nxënëse e shkëlqyer. Gjyqtari pohoi gjithashtu se kishte prejardhje nga një familje e njohur dhe me tradita. Sipas tij, pasardhësit kishin firmosur deklaratën e pavarësisë, ndërsa shtoi se gjyshi i tij ishte pushkatuar pa gjyq. Gjyqtari kundërshtoi edhe gjetjet e hetimit të KPK për pasurinë e tij. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të shpallë sot vendimin e për fatin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit. Në seancën e djeshme, gjyqtari paraqiti një listë kërkesash, të cilat që të gjitha sillnin si pasojë shtyrjen e procesit. Pjesë e kërkesave të gjyqtarit ishte edhe përjashtimi i trupës gjykuese, me pretendimin se ishte e njëanshme, ndërsa në fund tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë e pasurisë të Arben Vrioni)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Braka: 22/11/2019 12:00

    Ah sa keq me kete lajm . Nje nder te paktet gjyqtar qe ruajten me fanatizem nderin, moralin dhe prejardhjen. Eshte e vertete qe vajza e tij ka fituar burse ne SHBA ku edhe ka shkelqyer ne nje prej universiteteve me te mira te botes. Zoti ju mbrofte gjyqtar Vrioni.

    Përgjigju
  • Dritan: 22/11/2019 10:46

    Familje shume e ngritur dhe intelektuale. Me vjen keq z.Vrioni

    Përgjigju
  • BRSS: 22/11/2019 10:11

    KY ESHTE PER NE BURG GAZETAR LESHI THOT : RREZIKON SHKARKIMIN

    Përgjigju
  • Timi: 22/11/2019 08:47

    Ta pushkatojne ne mes te durresit

    Përgjigju
  • niki: 22/11/2019 08:11

    komente dashakeqe per Vrionin, eshte njeri me integritet, kaq di te them

    Përgjigju
  • Xhorxho: 21/11/2019 22:57

    Duhet te hysh ne burg z VRIONI ke bere krim ndaj popullit lul berisha eshte kriminel I rrezikshem

    Përgjigju
  • Marsida: 21/11/2019 22:25

    Ne p.. te sateme te shkosh me gjithe Gerdët e tu!

    Përgjigju
  • Flutura: 21/11/2019 21:59

    ...pra e pranon hapur se edhe paraardhesit keshtu si ty jane bere familje me "emer" duke vjedhur hallexhinjte e fakir fukarane.

    Përgjigju
  • Zogist/Ballist": 21/11/2019 21:38

    "Shporta me karavidhe" Plerat e Kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale