I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

Një efektiv policie është arrestuar nga AMP pasi është konstatuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Në pranga ka rënë efektivi F.H, 51 vjeç.

‘Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.’- njofton AMP.

Nga ana tjetër drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin menjëherë nga detyra, të punonjësit të policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndë narkotike vijnë nga linjat e transportit nga Kosova

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndë narkotike vijnë nga linjat e transportit nga Kosova