I dënuar në Angli për drogë, prokuroria sekuestron pronat me vlerë 500 mijë euro të Gjovalin Kozhutës në Lezhë

I dënuar në Angli për drogë, prokuroria sekuestron pronat me vlerë 500 mijë euro të Gjovalin Kozhutës në Lezhë

Prokuroria e Lezhës

LEZHË- Pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro janë sekuestruar nga prokuroria e Lezhës në pronësi të Gjovalin Kozhutës dhe të afërmve të tij, pasi dyshohet se janë përftuar nga të ardhurat prej krimit. Gjovalin Kozhuta rezulton i dënuar për trafik drogë në Angli.

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, sekuestroi pasuritë e shtetasit Gj.K., nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Kjo prokurori, më datë 26.04.2021, rregjistroi proçedimin penal me nr. 308 viti 2021 dhe në përfundim të hetimeve të kryera vendosi sekuestro preventive për pasuritë që shtetasi Gj.K. dhe familjarët e tij, të dyshuara se ishin krijuar nga veprimtaria kriminale.’- njofton prokuroria.

Pasuritë e sekuestruara

- Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);

- Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e rregistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);

- Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e rregjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);

- Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

- Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

 - Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

 - Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e rregiistruar në emër të shtetasit Gj.K.;

- Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e rregjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);

 - Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, 3 të plagosur

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, 3 të plagosur