I dënuar nga GJKKO me burg/ Arrestohet 47 vjeçari në Tiranë, abuzoi seksualisht me një të mitur! Pranga edhe një tjetri për falsifikim vulash

I dënuar nga GJKKO me burg/ Arrestohet 47 vjeçari në Tiranë, abuzoi seksualisht me një të mitur! Pranga edhe një tjetri për falsifikim vulash

Foto ilustruese

Arrestohet në Tiranë një 47 vjeçar i cili ishte dënuar nga GJKKO me burg pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur, në bashkëpunim me disa të tjerë.

Në pranga ka rënë B.M, 47 vjeç.

"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, nga Sektori i Operacionales, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. M., 47 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”, kryer në bashkëpunim, ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe ”Grupi strukturuar kriminal”, njofton policia.

Në pranga ka rënë edhe një tjetër person i arreestuar për Falsifikimin e vulave, stampave e  formularëve.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik në DVP Tiranë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. Gj., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Depozitimi i mallrave që janë kontrabandë", thuhet më tej në deklaratën e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim

U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim