I dënuar për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsim prone, Agron Çalliku zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve

Agron Çalliku, i njohur si person me precedentë penalë, ka fituar zgjedhjet si Kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Çalliku është dënuar më parë me 6 muaj burgim, për akuzën e “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, me qëllimin tjetërsimin e katit të dytë të një banese që ndodhet në rrugën e “Dibrës”. Vendim ky i marrë nga gjykata e Tiranës në vitin 2019, e cila gjatë shqyrtimit gjyqësor të dosjes penale kundër shkrimtarit Çalliku, konstatoi se ky i fundit është përfshirë në një skemë falsifikimesh dokumentesh, ku qëllimi i vetëm ka qenë tjetërsimi i një banese në rrugën e Dibrës, të cilën ai e kishte marrë me qira.

Procesi zgjedhor i mbajtjes së zgjedhjeve ditën e shtunë ishte i shoqëruar me informalitete dhe aspak i denjë për për Kreun e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në qytetin e Durrësit, ku përveç faktit se fletët e votimit ishin të përgatitura me shkrim dore, përzgjedhja e kreut të ri u bë nën diskutime të ashpra dhe pakënaqësi nga ana e anëtarëve.

Agron Çallikut, Merita Kuçit, Agim Bajramit dhe Myzejen Kondurit ishin emrat e përfshirë në garë, ndërkohë që listës së kandidatëve i është shtuar edhe emri i Trëndafile Mollës, i propozuar nga anëtarët e pranishëm në sallë në momentin e fundit. Sakaq në listë është shtuar me shkrim dore emri i kandidates Molla, kandidatja Merita Kuçi, njëkohësisht nënkryetare e lidhje, ka deklaruar publikisht se emri i saj nuk duhet të ishte në listën e votimit, pasi ajo nuk kishte shprehur dakordësi për t’u përfshirë në garë.

Për të përfaqësuar edhe më shumë gjendjen e një grupi intelektualësh durrsakë, të cilët pretendohet të jenë shkrimtarët dhe artistët më të mirë të qytetit, i shtohet dhe ironia e zgjedhjes së kutisë së votimit. Një kuti kartoni, e kthyer përmbys me një letër të shkruar me shkrim dore, e cila tregon se ajo është kutia e votimit!

Pas procesit të votimit u bë dhe shpallja e fituesit Agron Çalliku me 24 vota pro. Zgjedhja e tij u pasua me dorëheqjen e ish-nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë Vladimir Muça, i cili zgjodhi të largohej nga kjo lidhje, pasi nuk pranon drejtimin e saj nga kreu i sapozgjedhur.

Sakaq Çalliku ka bërë një reagim zyrtar në rrjetet e tij sociale, ku të vrasin syrin dhe gabimet e shumta drejtshkrimore.

Postimi i plotë:

Drejtuar anëtarëve të L.Sh.A. Durrës.

Nga sot fillon përgjegjsia mbi mua.

Nga sot do jem me mendje e zemêr, me sy e veshë drejt çdo mendimi dhe kritike, ndaj çdo arritjeje dhe vlere qê janë dhe do shfaqen.

Nga sot do filloj të kêrkoj përgjegjsitë tek kudo që ishte në drejtim të institucionit të L.Sh.A. Durres dhe anëtarêve të kryesisë qê nuk plotêsuan detyrat që ju ishin ngarguar, duke futur kêtu dhe ditën e djeshme tê dt 16 dhjetor me votimin e kryetarit tê ri qê ishte një rrokupuj e qêllimshme pêr tê sjell çaste qê shkonin gjer nê turpërim (sic ishte lista qê shênoheshin nê çast me njerêz anonim, kuti kartoni e gjetur nê kazan plehrash dhe votim me njohje personale dhe jo sipas statutit dhe rregullit ).

Do déshiroja qê çdo antar të ndjehet i vetêdijshëm tek forca e tij jo veç kur votohet por dhe kêrkesa në pêrditshmêrinë ndaj veprimeve tona.

Nê ditët nê vazhdim do shfaq çdo arritje dhe mos arritje në mênyrê që ta kemi si udhêrrêfyes pêr një vazhdimsi me denjitet.

Kryetari I Lidhjes sê Shkrimtarêve dhë Artistêve Durrês.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rama, Nikolla e Veliaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Rama, Nikolla e Veliaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve