I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE

Manuel Sarrazin

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian. Ai i ka kujtuar Kosovës se akoma i ka 5 vende që nuk e njohin dhe se jo çdonjëri ka një pozicion të qartë siç e kanë gjermanët.

“Në maratonë, ju nuk duhet të vraponi shpejt në kilometrat e para, pasi që kilometrat e fundit janë aty dhe duhet të keni një ritëm dhe pamje të qartë. Ne do t’i bashkohemi Kosovës në të gjithë rrugëtimin e maratonës, do t’i japim ujë, do t’i brohorasim dhe mbështesim dhe do të flasim gjithashtu me secilin për ta mbështetur Kosovën që të jetë e suksesshme”, tha ai.

I dërguari special ka folur edhe për mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas tij, dy nga gabimet që duhet të korrigjohen nga Bashkimi Evropian është që të hapen negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e po ashtu të liberalizohen vizat për Kosovën.

“Të hapim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe më në fund të bëjmë liberalizimin e vizave me Kosovën. Pra, duhet të korrigjojmë dy gabime pasi që këto vendime do të duhej ishin marrë shumë më herët. Pra, duhet t’i korrigjojmë ato”, ka thënë ai.

Sarrazin ka thënë se Kosova ka përmbushur që një kohë të gjatë kriteret për liberalizim të vizave. Ka shtuar se janë duke punuar që t’i bindin dhe miqtë e tyre në mënyrë që të ndodhë ky proces.

“Mund të them se ne po i shtyjmë këto argumente te miqtë tanë. Ne po flasim me miqtë tanë dhe po ju themi se kriteret janë plotësuar që një kohë të gjatë. Nëse ne mund të gjejmë zgjidhje të cilat janë ndihmuese dhe po mundohemi të shpjegojmë edhe dimensionin politik të gjithë kësaj”, ka thënë Sarrazin.

E.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet