I dolën 85 mijë USD ‘tepër’, vettingu shkarkon gjyqtarin që liroi nga burgu Lul Berishën

I dolën 85 mijë USD ‘tepër’, vettingu shkarkon gjyqtarin që liroi nga burgu Lul Berishën

Arben Vrioni dhe Lulzim Berisha

TIRANE-Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, i cili ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të mosjustifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme.

Pavarësisht pretendimeve të tij se kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe, trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj, Pamela Qirko lexoi para dy ditësh konkluzionet e hetimit rreth ligjshmërisë së pasurisë së gjyqtarit duke hedhur poshtë pretendimet për gjendjen shëndetësore dhe sot e shkarkuan. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Arben Vrioni rezulton në total për të gjitha vitet deklarimit të pasurisë me një mungesë burimesh financiare prej 9.3 milionë lekësh. Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme blerjen e një apartamenti në vitin 2000.

Po ashtu, KPK ngriti dyshime për blerjen e një tjetër apartamenti, dy vjet më vonë. Apartamenti tjetër është blerë nga nëna e gjyqtarit në vitin 2002, ku ka paguar si kapar 1.5 milionë lekë, në një kohë kur apartamenti kishte vlerën 4.5 milion lekë. Në fund, kontrata për blerjen e kësaj pasuria ishte mbyllur nga gjyqtari me vlerën 1.9 milionë lekë. Dyshime u ngritën edhe sa i takon transaksioneve për blerjen e një makine 12 mijë USD. Gjithashtu, gjyqtari i ka marrë borxh baxhanakut 25 mijë paund për të paguar shkollimin e të bijës në Britani, por vetëm disa ditë më vonë, nëna e gjyqtarit, i ka çuar baxhanakut të Vrionit 35 mijë dollarë.

Ndërkaq, e pazakontë ishte mbrojtja e gjyqtarit. Ai tha se e bija ishte nxënëse e shkëlqyer. Gjyqtari pohoi gjithashtu se kishte prejardhje nga një familje e njohur dhe me tradita. Sipas tij, pasardhësit kishin firmosur deklaratën e pavarësisë, ndërsa shtoi se gjyshi i tij ishte pushkatuar pa gjyq. Gjyqtari kundërshtoi edhe gjetjet e hetimit të KPK për pasurinë e tij. Ndërkohë që sot vettingu ka shkarkuar edhe Prokurorin e Lezhës, Simon Pashuku, ndërsa u konfirmua prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanthi Zekën.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë e pasurisë të Arben Vrioni)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vasililesheli: 23/11/2019 16:43

    Me lini te punoj pak kohe si gjyqtar dhe mua. Ti bej 85 mije euro.Une dua 85 mije euro gjithsej,jo teper. Pastaj me shkarkoni. Besoj me dalin boll deri ne fund te jetes. O miq ! Nese nuk ua sekuestrojne qe tu ngelin ne fyt parate e vjedhura,kot qe e zbatoni vetingun. Miliardat e vjedhura nga politikanet ,miliardat e vjedhura nga gjyqtaret e krimit presin shpagim. Kur do te vije ?? Apo na rrofte vetingu ... U mbushen burgjet me fukarenj. Lundrojne ne det eurosh maskarenjte. Diten kur te nderrohen rolet do te kete veting. Atehere do te kete pune,rroga,pensione e ndihma ekonomike me te larta. Derisa maskarenjte gezojne parate e fituara nuk do te kete kurre shtet social as te se drejtes ne kete vend. Deri atehere padrejtesia e ka mundur te drejten. A kemi shprese ? Deri tani s'e di.Horizonti eshte sterre i zi.

    Përgjigju
  • Dashi: 22/11/2019 14:05

    Tek Luli ka qene dhe Anita Mici qe e ka liru. Pse nuk e nxrrni veting Micin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, rrëzohet nga 158 deputetë

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, rrëzohet nga 158 deputetë