I druhej mocionit të mosbesimit nga opozita, jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës

I druhej mocionit të mosbesimit nga opozita, jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës

Charles Michel, ish-kryeministër i Belgjikës

Kryeministri belg, Charles Michel njoftoi sot dorëheqjen në Dhomën e Deputetëve. Ai u largua nga posti pasi më herët kishin dhënë dorëheqje ministrat nacionalistë flamandë. Thirrja e tij drejtuar flamandëve nuk u mor në konsideratë dhe në këto kushte kreu i qeverisë belge dorëzoi detyrën e kryeministrit te Mbreti.  

‘’Nisur nga situata marr vendimin për të dhënë dorëheqjen dhe synimi im është t’i drejtohem menjëherë mbretit’’, njoftoi ai pas një debati në Dhomën e Deputetëve. 

Mediat belge theksojnë se Michel i druhej edhe një mocioni mosbesimi të kërkuar nga e majta që mund të çonte në humbjen e pushtetit dhe rrëzimin e qeverisë së tij në Dhomën e Deputetëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 19/12/2018 06:27

    Te q.... hunden e cifutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë