I dënuar dhe dëbuar nga Greqia? Reagon kryebashkiaku i Vorës: PD nuk mund të pretendojë se ka ndodhur e paqena!

I dënuar dhe dëbuar nga Greqia? Reagon kryebashkiaku i Vorës: PD nuk mund të pretendojë se ka ndodhur e paqena!

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike se është i dënuar dhe i dëbuar nga shteti grek. Në një reagim për Shqiptarja.com ai thotë se ka udhëtuar lirisht në çdo vend të Bashkimit Evropian, për shkak edhe të biznesit të tij. Kajmaku thotë se këto akuza janë për qëllime politike.

"Sapo jam njohur me një tekst letre të publikuar nga PD ku pretendohet se unë jam dënuar dhe dëbuar nga shteti grek. Me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar. Autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim, për një qëllim të vetëm, atë të ndotjes politike të kundërshtarit, do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Por ju drejtohem se të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur", shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Sot Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht informacion Prokurorisë  së Përgjithshme për të verifikuar figurën e Agim Kajmakut.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 23/08/2019 02:07

    O ed Rama ngele si nuk zure mend me njerez qe ndrojne EMRIN si ROSHI prape aty I bije legenit te Droga dhe krimi si duket RILINDJA nuk ka njerez te ndershem

    Përgjigju
  • YYY: 22/08/2019 12:15

    Pse duhet te jene bisnesmen drejtuesit e bashkive? S'po hiqet ky ves i politikes per tu mbeshtetur tek parelinjet apo tek te fortit. E konsideroj anomali te demokracise e perfaqesimit.

    Përgjigju
    • XXX: 22/08/2019 15:24

      Atehere mos votoni per keta lloj politikanesh plehra! Dhe meqe nuk ka alternative, pasi opozita (PD, LSI) jane edhe me keq sesa PS, votoni dhe bejeni voten te pavlefshme duke i vene vize te gjithe emrave!!! Mbase kjo do te godase me fort sesa mosvotimi (te cilin te gjithe punonjesit e shtetit kane frike ta bejne se u iken vendi i punes).

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit