I arrestuar për vrasjen e Emiljano Boçit, gjykata lë në burg 'killerin' me pagesë (Video)

Gjykata ka vendosur për vrasësin e dyshuar të Emiljano Boçit, Hektor Xheçuka, masën e sigurisë "arrest me burg". Ai është gjykuar këtë të enjte vetëm për vrasjen e 32-vjecarit, ndonëse dyshohet edhe si autor i vrasjes në tentativë të shokut të Boçit, Melvin Disha dhe si autor i disa vrasjeve të tjera me pagesë. 

Pas një hetimi disa mujor, Hektor Xhecuka u identifikua nga forcat policore më datë 5 nëntor, teksa udhëtonte nga Greqia për në Shqipëri. Sipas burimeve policore të Report Tv, Hektor Xheçuka lëvizte shpesh në intenerarin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Greqi. Madje, në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistruar në sistem.

30-vjeçari u soll nën masa të rrepta sigurie në Tiranë dhe përpara hetuesve, Hektor Xheçuka nuk ka pranuar vrasjen e Emiljano Boçit. Ai është shprehur përpara tyre se nuk ka lidhje me këtë vrasje.

Hektor Xheçuka po hetohet edhe për vrasjen e Ajet Zeqajt, i cili u vra në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hektor Xheçuka dyshohet gjithashtu se kishte lidhje me grupin e Emiljano Shullazit, pasi janë gjetur  prova që ai komunikonte me këtë grup kriminal. Po kështu, Hektor Xheçuka po hetohet edhe për lidhje edhe me një grup kriminal në Elbasan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior