E moshuara në kushte ekstreme ekonomike bën apel për ndihmë: I fal shtëpinë kujt më bën 'ysmet'...reagon deputetja Gjylameti

TIRANË- Zyme Shaba ka 2 fëmijë një vajzë dhe një djalë me të cilin ka humbur kontaktet, ndërkohë dhe vajza e saj e ka te pamundur ta ndihmojë pasi  gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë  dhe ka 2 fëmijë për të cilët duhet të kujdeset.  

Zyme prej kohësh  jeton e vetme ndërkohë që është e paralizuar dhe e verbër dhe përveç pensionit nuk merr asnjë ndihmë tjetër ekonomike nga qeveria.

Banesa ku jeton është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur  jashtë standardeve për të banuar, por ajo vazhdon jeton aty pasi nga bashkia nuk ka përfituar bonus qiraje.

Zyme kërkon dikë që të kujdeset  për  të për kohën që i ka mbetur dhe nga pamundësia ekonomike për ta paguar kërkon t'i lerë shtëpinë ku banon aktualisht.

"Nuk shoh fare, u bënë tre vjet. Më tha për ta operuar, por nuk kisha lekë. Kam gati 17 vjet që jetoj e vetme në këtë banesë. Më vdiq burri në vitin 1992 dhe kisha djalin në Itali. Unë rrija me djali, por ai iku në Itali me nuse dhe fëmijë, unë ngela këtu. Kam pasur dhe një djalë tjetër në Gjermani, por ai më vdiq në një aksident", thotë Shaba.

Thirrjes së saj përveç qytetarëve të shumtë iu përgjigj vetë deputetja e zonës Blerina Gjylameti, e cila premtoi plotësimin e të gjitha kushteve për të moshuarën.

"U lidha me shërbimin social shtetëror dhe atë të Bashkisë, të dyja institucionet do të kenë një vizitë pranë zonës për të kuptuar situatën dhe t'i adresojmë problemet", tha Gjylameti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 22/01/2020 21:34

    Po kur nuk i gjendet djali qe i ka bere koken dhe e ka rrit do i bej derman shteti???

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/01/2020 11:09

    Po djalin ku e ka kjo zonje pse nuk e ndihmon djali meqe vajza e paska te pamundur?Apo ç’do gje e ka fajin shteti?

    Përgjigju
  • Erald: 22/01/2020 00:04

    Po deri tani ku ishte sherbimi social ? Apo duke vjedhur ndonje pjate supe ?!

    Përgjigju
  • I vrafte Zoti Kriminelet Politikane te ketyre viteve..: 21/01/2020 22:23

    Do Zoti perjetoni dhimbje dhe vuatje me te madhe se kjo Nene e pafajshne.Do Zoti perjetoni dhimbje me te keqe ne Familieve juaja dhe Femijeve te juaj..

    Përgjigju
    • Ehhh: 22/01/2020 10:00

      Ah nuk i gjen gje parazitet jo

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Beleri kandidat për eurodeputet i Mitsotakis, ironia e Brahos: Do ta nderojë Greqinë! Një hajdut e vrasës që zgjidhet në PE

Beleri kandidat për eurodeputet i Mitsotakis, ironia e Brahos: Do ta nderojë Greqinë! Një hajdut e vrasës që zgjidhet në PE