'I fshihnin në organet gjenitale', dëshmia e punonjësve të Rinasit, si nxirreshin sendet e vjedhura nga bagazhet

Zbulohen mënyrat e nxjerrjes nga aeroporti të sendeve të vjedhura. Report Tv ka siguruar dëshminë e dy të arrestuarve këtë të hënë, për vjedhje të pasurisë  nga bagazhet e udhëtarëve, punjonës të ngarkim-shkarkimit në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se punonjësit i fshihnin sendet e vjedhura në shollat e këpucëve dhe në organet gjenitale.  Ata  nuk i shpërndanin sendet që vidhnin, por i kalonin vetë. Në rastet kur vidhnin vlera monetare ose sende me vlerë, largoheshin menjëherë nga aeroporti duke nxjerrë justifikime familjare. Për këtë arsye këtej e tutje nuk lejohet asnjë puntor të dalë nga aeroporti pa mbaruar orarin e punës.

Arrestimi i punonjësve të ngarkim-shkarkimit me inicialet, D.M. 22 vjeç dhe E.RR, 24 vjeç, u bë i mundur ketë të hënë, falë informacioneve të marra  se punonjësit kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme. Nga ky operacion u arrit të sekuestrohej shuma prej 4550 euro, që dyshohet ti jete vjedhur nga bagazhet udhëtarit me iniciale H.E.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë marrë informacione për autorë të tjerë, të përfshirë në ngjarje, qe kanë kryer vjedhje dhe që aktualisht janë në punë. Të njëjtat burime konfirmojnë se një shkresë pritet tu dërgohet autoriteteve për largimin e këtyre personave nga puna.

Report Tv ka denoncuar dhe më parë rastet e grabitjes së bagazheve në Aeroportin e Rinasit. Në 17 prill të 2018 Report tv  zbuloi  skandalin e vjedhjes së sendeve nga valixhet në aeroportin e Rinasit, ngjarje të ndodhura në vazhdimësi dhe të evidentuara prej Policisë pas kallëzimeve të udhëtarëve, që në korrik 2018.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç paralajmëron Perëndimin për Kosovën: Nëse 'doni' ata, s’do keni Serbinë

Vuçiç paralajmëron Perëndimin për Kosovën: Nëse 'doni' ata, s’do keni Serbinë