I gjendet arsenal armësh, jelekë dhe kapele policie në banesë, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Vlorë

I gjendet arsenal armësh, jelekë dhe kapele policie në banesë, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Vlorë

Armët e sekuestruara

VLORË- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Adem Aliaj (Idrizaj), 30 vjeç, në fshatin Mallkeq, policia ka gjetur të fshehur një arsenal armësh. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

‘Kontrollet nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Vlorë dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë.Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të Policisë.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intesive për kapjen e tij. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com

Komente

  • Dukati: 10/10/2021 16:48

    Ushtari i armando arixhiut

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën