Ekskluzive/ I gjori Teatër Kombëtar nuk ekzistonte as në hipotekë

Ekskluzive/ I gjori Teatër Kombëtar nuk ekzistonte as në hipotekë

Teatri Kombëtar i prishur mes polemikash në të gdhirë të së dielës së shkuar, ligjërisht nuk ekzistonte. Nga dokumente të siguruara prej Shqiptarja.com godina e Teatrit Kombëtar e ndërtuar në 1939 nuk është regjistruar asnjëherë në hipotekën kombëtare. Në kartelën e pasurisë së paluajtshme të përdorur nga qeveria për të transferuar në Bashkinë e Tiranës pronësinë e Teatrit, (zona kadastrale 8150, numri i pasurisë 1/241) zbulohet se ka të regjistruar vetëm tokën me sipërfaqe 5522.70 metra katrorë dhe vetëm një ndërtesë prej 1126 metra katrorë. Godina e regjistruar në hipotekë është Teatri Eksperimental siç shihet nga data e regjistrimit 25.05.2004, vit kur nisi ndërtimi i përuruar më pas nga qeveria Berisha me 28 janar 2006.

Asnjë qeveri nga 1939 nuk është shqetësuar për ta regjistruar në hipotekën e Teatrit Kombëtar. Nuk e ka bërë regjimi komunist që ra në 1992, nuk e ka bërë Sali Berisha, as Fatos Nano, as Ilir Meta dhe as Edi Rama. Një fakt që shpjegon më shumë se sa shumë fjalë respektin që politika kishte për këtë godinë edhe në 28 vite demokraci. Teatri fantazmë u prish në bazë të një leje të firmosur nga kryebashkiaku Erjon Velija në të cilën godina tregohet vetëm me të dhënat e gis-kadastrës, që fotografojnë gjendjen reale në terren, por që shpesh nuk përputhet me gjendjen ligjore që del nga planimetritë në hipotekë. Në hartat dixhitale është thjeshtë një drejtkëndësh me një X në qendër, pa asnjë identitet.

Teatri Kombëtar ka qenë konsideruar edhe më keq se një ndërtim abuziv, prania e të cilit gjithësesi shënohet në dosjet e pasurisë së patundshme pse Teatri nuk është inventarizuar ne hipoteka as si ndërtim pa leje. Një fat i shënjuar që nga ndërtimi i tij, kur as italianët qe e projektuan nuk u shqetësuan për t’i dhënë një identitet juridik, si një fëmijë që lind, por prinderit harrojnë ta regjistrojnë në gjendjen civile. Në vitin 1948 me një vendim të Institutit të Shkencave për nxjerrjen e listës së parë të monumenteve që vihen nën mbrojtjen e shtetit, përsëri Teatri harrohet: katër monumentet e vetme që regjimi konsideron të vlefshme në Tiranë ishin Kulla e Sahatit, Xhamija e H. Ethem Beut, Mauzoleu i Kapllan Pashës dhe Ura e Tabakëve. Duhet të presim vitin 2004 që lista të rritet: Instituti i Monumenteve të Kulturës me vendimin 356 i dërgon ministrit të kulturës (socialist) Vasil Tola një listë me 111 monumente të kategorisë së dytë që ndodhen në qendër të kryeqytetit, por mes këtyre, nëntë katalogohen si “ndërtesa pa vlerë”. Një nga nëntë ndërtesat “pa vlerë” është pikërisht Teatri Kombëtar. Në vitin 2007 me urdhër 122, ministri i kulturës Bujar Leskaj (Partia Demokratike) shpall listën zyrtare të monumenteve të kategorisë së dytë në qendrën historike të Tiranës dhe duke rikopjuar pa kundërshtime listën e 2004, fshin nga lista e monumenteve nëntë godinat “pa vlerë”, përfshi Teatrin Kombëtar.

Sot zbulojnë se i gjori Teatër Kombëtar nuk ishte i regjistruar as në hipotekë. Shumë politikanë sot shtiren se po qajnë për të, por në të vërtetë ai Teatër për ta nuk ekzistonte as para prishjes së tij.

 

1590083036_hartateatri.jpg

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 23/05/2020 07:57

    Po mire, nese nuk paska figuruar ne kadaster, cfare i ka kaluar Qeveria Bashkise? Nese nuk ishte regjistruar dmth ishte pa leje. Pra ilegal. Dhe vendimmarrja per prishjen i rezervohet nje regjimi tjeter juridik. Bravo porrali me kete news. I hyn ne pune SPAK.

    Përgjigju
  • Llolita: 22/05/2020 21:43

    Kjo godine tallashi eshte e turpshme me nje arkiteture ordinere prej tallashi ashtu si ata ordinere qe i japin vlera por ate nivel kane.

    Përgjigju
  • Ndoc Himarjoti: 22/05/2020 21:15

    Perralla, ka qene detyre e bashkise Tirane te hartonte listen e objekteve prone shteterore ne vitin 2001.

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/05/2020 08:33

    PD dhe LSI nuk Wahl për Teater jo, por qajn që iu iku nga dora shumë tokë për rindertime aty...!!!

    Përgjigju
    • redi: 22/05/2020 10:18

      Pd dhe Lsi janë në opozitë. E dinë mirë shqiptarët e ndershëm kush gllaberon hapësirat publike dhe i shndërron në kulla.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale