Meta: Dvoranit t'i ndalohet ushtrimi i detyrës! Mazhoranca keqpërdori Komisionin e Venecias...nuk do lejoj grusht shteti në Shqipëri (VIDEO)

TIRANË- Presidenti paralajmëroi se do të dorëzojë fakte të reja në kallëzimin e bërë në nëntor kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvoranit për shkelje të kompetencave. Veprimtari kriminale, që sipas kreut të shtetit duhet të kishte sjellë prej kohësh largimin e tij nga detyra publike. Nga ana tjetër, fyerje dhe ofenduese, e quajti Meta miratimin e ligjit që i heq kompetencat për betimin e Kushtetueses një ditë para se të vinte në Tiranë Komisioni i Venecias, për të cilin theksoi se do e rikthejë në parlament për rishqyrtim.  

Në një konferencë të gjatë për mediat, i vetmi fakt që Meta parashtroi në atë që quajti grusht shteti kundër tij dhe "kështjellës së mbrojtjes së demokracisë", siç e quan presidencën, ishte gënjeshtra që Kuvendi i bëri Komisionit të Venecias. Sipas Metës, Kuvendi u shfajsua duke i thënë se për këtë çështje ishte kërkuar edhe mendimi i KED, por në fakt, një përgjigje e Dovranit për Metën zbuloi se KED nuk është pyetur nga asnjë institucion dhe se as presidencës nuk mund t'i përgjigjet pasi nuk ka asnjë mendim të konsultuar me anëtarët e Këshillit.

Kjo ishte e vetmja pjesë e deklaratës, kur quajti korrekt qëndrimin e Dvoranit, mes shumë akuzave ndaj këtij të fundit,  sipas së cilit me vonesat për emërimet e anëtarëve të Kushtetuese, i hapi rrugën vetes duke marrë mandatin e dytë në krye të KED-së. Ai i kërkoi ndjesë komisionit të Venecias, për fyerjen që i bëri mazhoranca duke miratuar ligjit pa pritur mendimin e tyre, dhe tha se do ta dërgojë vetë në Komisionin e Venecias ndryshimet në ligjin për emërimet në Kushtetuese dhe do të jetë vetë në seancë për të treguar se si qeveria po pak shtetit.

"Do të shkoj në Venecia që e gjithë Europa të kuptoj se çfarë po ndodh në këtë vend, në emër të gjoja partnerëve për ta rikthyer aty ku ishte para 30 vitesh, ku një grusht njerëzish përmes grushtit të shtetit kërkon ta kthejë këtë vend në një burg të madh me ngjyra", tha Meta.

Duke sqaruar se kjo konferencë nuk ka lidhje me aktin normativ Anti- KÇK, Meta nuk humbi mundësinë që të kritikonte këtë nismë si një nga format e grushtit të shtetit që mazhoranca po përdor për të përqendruar pasuritë pronat dhe sovranitetit e shqiptarëve vetëm në një dorë, duke e bërë Shqipërinë sipas tij në një "burg me ngjyra".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
Meta: Anti-KÇK, zhurmë për të hequr vëmendjen nga kapja e shtetit me ligje dhe jo gaz e tanke...prisni dekrete dhe prova të tjera në vijim

Me grusht shteti, Ilir Meta sqaroi se i referohet të gjitha ndryshimeve ligjore që mazhoranca po bën për ta përqendruar pushtetin në një dorë. Ai tha se me heqjen e kompetencave të betimit tek presidenti të gjyqtarëve të rinj Kushtetues, por edhe me aktin normativ Anti-KÇK, pronat, paratë, sovraniteti dhe integriteti i shqiptarëve, kanë kaluar vetëm në një dorë. Ai tha se mazhoranca e kthen Gjykatë Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP (polici, parti, propagandë). 

"Është përgjegjësi e imja t'i qëndroj betimit që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemër deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e dinë ata. Zero mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe misioni i tij për të mbrojtur Kushtetutën. Së dyti, pse nuk kam qenë për të thirru Veneciam? kam qenë partizan kryesor që Reformën në Drejtësi, do ta bazonin në rekomandimet e venecias, se vetëm këtë nuk e kontestonin. Dhe vetëm bazuar mbi këto rekomandime në arritën atë konsesus që luftuam aq shumë për ta punuar. S'kishte gjë më fyese që të vinte Venecia këtu. A ka ndonjë fëmijë që të mos e kuptoj që neni që e ka shkruar vetë Venecia për radhën e emërimeve në drejtësi. Kjo nuk është çështje juristësh... çdo ditë do të keni prova të reja dhe më të rënda. Nuk ka asnjë institucion të Reformës në Drejtësi që është ngritur brenda afateve të përcaktuara nga afati, por ishin shumë të insistuar për të respektuar afatet që e kishte caktuar vetë Dvorani. KÇK zhurmë për të vogëluar përpjekjen për kapjen e shtetit dhe instalimin e grushtit të shtetit, nuk ka nevojë për tanke dhe gaz, por me letra dhe ligje...me ca letra mbyllet cdo gjë në një dorë, paratë, pronat, sovraniteti integritet në një dorë, vetë Ali, vetë Kadi, ka vetëm Maliq nuk ka ligj", tha Meta.  

Ora 11:56
Meta: Si gënjeu Kuvendi Komisionin e Venecias, ja përgjigjja që mora nga Ardian Dvorani

Presidenti Ilir Meta tha se Kuvendi ka gënjyer kur ka thënë se për heqjen e kompetencave të presidentit për betimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, ka marrë edhe mendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Meta tha se ky ishte argumenti që Kuvendi i dha Komisionit të Venecias, se përse e miratoi ligjin në seancë plenare pa pritur mendimin e Venecias ku sipas Metës ndër të tjera, Kuvendi i ka kërkuar Venecias të mos i marrë parasysh pyetjet e tyre për këtë çështje. Por Presidenti tha se në një shkresë që institucioni i presidencës i ka bërë Dvoranit për këtë çështje, ai i është përgjigjur me shkresë zyrtare se "Nuk ka pasur kërkesë nga ana e Kuvendit për mendime për betimin e gjyqtarëve, nuk ka mendim të konsultuar nga anëtarët e këshillit", citoi Meta përgjigjen e Dvoranit.

"Ky ligji që duan të bëjnë kundërshtim me kushtetutën që të çojnë kamikazët e partisë në Gjykatën Kushtetuese, duan që t'i fusin nga oxhaku, që ta nxijnë me keq edhe Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën në Drejtës. Këta thirrën Venecia, jo unë dhe këta një ditë para se Venecia të vinte këtu, për këta ligj që thirrën këta e bën fakt të kryer dhe iu lutën Venecias mos e përfshi në opinion se ne e kaluam dje. Gjendja e Kuvendit kështu është katandisur. Ata thonë se i kanë marrë mendim KED, por pastaj Dvorani na thonë se nuk i kanë kërkuar mendim", tha Meta. 

Ora 11:45
Meta: Mazhoranca ofendoi rëndë 'Venecian', nuk do lejoj instalimin e një grushti shteti në Shqipëri

Kreu i shtetit Ilir Meta tha se me ndryshimin e ligjit që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka cilësuar "Krye-KÇK", mazhoranca fyeu rëndë Komisionin e Venecias, i cili u thirr nga Kuvendi një ditë para miratimit të këtij ligji në seancë plenare. Meta foli për një grusht shteti të cilin ai nuk do ta lejojë. 

Miratimin e këtij ligji ai e quajti "nxitim në panik nga ana e mazhorancës". "Fyerje e rëndë që i bëhet komisionit të Venecias, dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar mendimin e komisionit të Venecias", tha Meta duke i kërkuar ndjesë Komisionit të Venecias, "që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, në funksion të realizimit final të grushtit të shtetit". Ai theksoi se "nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP (polici, parti propagandë). 

Meta konfirmoi se do të marrë pjesë vet në komisionin e Venecias në seancë, "ku do t'i njohë të pranishmit - siç tha ai - "me fakte edhe më të rënda se sa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend

"Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias se në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë. kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë e pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias. Atentat i mazhorancës ndaj kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. I kërkoj ndjesë komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca, në funksion për të mbuluar grushtin e shtetit. Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P, do të marrë pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit", tha Meta. 

Ora 11:37
Meta: Fakte të reja mbi veprimtarinë kriminale të Dvoranit, t'i ndërpritet detyra

Presidenti Ilir Meta tha se ka fakte të reja të cilat do t'i dorëzojë në Prokurori për të thelluar më tej hetimet, në vijim të kallëizmit që ai ka bërë në nëntor, për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit tha se Dvorani qëllimisht e ka vonuar procesin e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të siguruar sipas tij, mandatin e dytë në krye të KED-së. "Fakte të reja mbi vepritarinë kriminale të Ardian Dvoranit", tha Meta, teksa paraqiti faktet sipas tij, që flasin për një veprim të organizuar. Meta kërkoi që Dvoranit t'i ndërpritet detyra. 

"Mirë se erdhët në Kështjellën e mbrojtjes së Kushtetuesës. Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë me kallëzim penal ndaj Dvroranit, sepse duhet t'i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht. Sot janë këtu për të treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, ku Ruçi i drejtohet kryetarit të KED-së për t;i kërkuar info për procesin e emërimeve të anëtarëve të Kushtetuesës, brenda ditës i përgjigjet kërkesës duke keqinformuar dhe fshehur indo mbi vullnetin e shprehur të presidencës.  Pa zhvilluar asnjë mbledhje, pa pasur kompetenca ligjore konstaton si të jetë vetë organi i presidencës, zgjedhjen e një anëtari të gjykatës Kushtetueses. Ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar që në bashkëpunim më kuvendin, ti rrëmbenin presidentin emërimin në Gjykatës Kushtetuese. Dvorani t'i përgjigjet SPAK pse nuk thirri KED për të shqyrtuar shkresën e presidencë, a i ka kompetencat për ta bërë një gjë të tillë. Me kë bashkëpunoi apo e urdhëroi?" tha Meta. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 18/02/2020 10:07

    Po ik mor lxqe edhe kur s'ta rras kush, do dalesh vet te thuash qe po me krruhet.

    Përgjigju
  • Taku: 18/02/2020 06:59

    Rroft sali berisha se bashku me gjitbe ilir meta heuuuu

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/02/2020 22:59

    Pa hy ne burg ky njeri nuk behet Shqiperia as sikur te na dhurojne 1 miliard € per cdo banore te ketij vendi...

    Përgjigju
  • ERP: 17/02/2020 19:27

    Nese ka Zot lart ti duhet kalbesh ne burg. Vemje

    Përgjigju
  • Kur: 17/02/2020 16:35

    Do vija dita te japesh llogari o hajdut

    Përgjigju
  • Shqiptar: 17/02/2020 15:24

    Je fytyra me e urryer nder Shqiptare z. I.M. Se shpejti do maresh ate qe meriton.

    Përgjigju
  • edi: 17/02/2020 15:03

    Shume mesazhe dhe premtime Nga Janullatus tek Shkencetaret ,dhe se fundi ne Komisionin Venecias .Cfare do te na thuash tjeter KERMIDHI i SKRAPARIT . Bere Pasuri te pa imagjinuar sa nuk krahasohesh me asnje ne Europe ,I cuditur dhe vete si nje BREKEGRISUR dhe Era Perc me Corape te Kuqe te Komunizmit ,ku gishti dilte nga ato ,Mashtrove ,Denigrove dhe Vodhe gjithcka nga ai Komb ,si kulture e vjeter e Skraparit qe ,koke vodha ,por Koken do ta Rjepin Bastard ,Kerkon me pa turpesi gjoja mbrojtjen e Kushtetutes ,Oh per vjedhjet tuaja ,skishte Kushtetute ,por sot paska se e themelon ti si Komunisti president Vodhe Popullin ,deri tek floriri i Krrabes derguar ne Angli per te mesuar ato Derrat te gjymtuar kermidhat e pjedhes tende nese jane tuajt Sot na ben moral se dike te mbrosh Kushtetuten dhe i ben thirrje Popullit per mbrojtjen e saje ,, Oh ai tjetri qe eshte i shkolluari i Vasilit Lulushi ,ka hyre ne Insragram ,duke buzeqeshur dhe thirrur Popullit dhe Rinise (ME DEGJONI MUA ),or (JU DEGJOJ UNE Wow nga cuni i katunit te Dibres kamarieri i Soros qe i dhe para te shkollohet ska asnje Dipllome Ju bastardet e Kombit sebashku me Berishen kerkoni drejtesi qe vute ju ne ate kohe ,or doni te rregulloni Qeverite qe ju kane lene Jashte aq shume sa Populli ben thirrje qe tju gjykojne se durimi ka mbaruar , per ju Bollat e Komunizmit

    Përgjigju
  • redi: 17/02/2020 13:55

    Ka ardhur koha qe deputetet dhe presidenti te zgjidhen direkt nga populli, dhe sidomos ky i fundit Presidenti tek ne sillet si kryetar partie dhe jo si kreu i shtetit qe me kushtetute eshte simbol i kombit .Ndryahimet kushtetiese jane te imponuar nga vet veprimet e presudentit qe wmeroi me veprim antikushtetues nje gjygjtare qe ne l7sten e kandudateve ushte tek e fundit dhe detyroi gjygjtaren e zgjedhur nga KED te betohet tek noteri .Sa per zotin Dvorani ,duhet te shikohet sjellja e presidentit ndaj tij ,se ai nuk vendos njerez ne liste sipas deshires por ne menyre kolegjiale

    Përgjigju
  • LSI HAJDUTËRI dhe BABËZI: 17/02/2020 13:42

    Like KUSARI dhe KRYEHAJDUTI nga Fshati i Çepanit të Skraparit lëri Dënglat dhe Mos u merr me Ardian Dvoranin , sepse Ardian Dvorani është ZOTËRI BURRË dhe i URREN HAJDUTËT e PËSHTIRË të SHTETIT SHQIPTAR . Ti Like HAJDUTI do ja RRUASH TOPET me BRISK GILLETTE Ardian Dvoranit të NDERUAR dhe të RESPEKTUAR ! ARDIAN DVORANI është SUPER NJERI dhe ështē me INTEGRITET dhe MORAL , JO PALAÇO si ti Like BANDITI nga Skrapari i GJARPËRINJËVE dhe NAÇOVE dhe PALAÇOVE të tjerë që ke mbledhur tek ORGANIZATA KRRIMINALE e LSI PLAÇKITJES dhe GRABITJES !!!!! D O R Ë Z O FLORIRIN dhe MILIONAT e €UROVE që ju ke VJEDHUR dhe GRABITUR Shqiptarëve Like DITËZIU dhe SURRAT ZIU , që për LEK QYL , je gati të VRASÊSH edhe MOTRËN E VËLLANË apo NËNËN dhe BABANË !!! RROFTË ARDIAN DVORANI i NDERUAR !!! VDEKJE VDEKJE KOPESË së HAJDUTËVE të LSI KRRIMIT me në Krye Like HAJDUTIN në Presidencë !!! RROFTË SHQIPËRIA dhe SHQIPTARËT e Ndershëm

    Përgjigju
  • Eni: 17/02/2020 13:09

    Ku punon zotrote ne SHIK qe mbledh fakte per te gjithe,pa shiko me mire faktet qe jane per ty z.President se jane tmerresisht kunder ligjit e Kushtetutes qe e ke aq per zemer,sa here te shtrengohet litari betohesh mbi kushtetute,je bere teper qesharak fiks per Portokalli.

    Përgjigju
  • Jaku: 17/02/2020 13:05

    Lesho doren Like hape thesin se te fiken deren ti moren te gjitha. Nuk te falin keta pastaj po re nga pushteti nuk do te pjerdhi me njeri po fillo jep ndonje lek se te fiken

    Përgjigju
  • O tej: 17/02/2020 13:03

    Vate Presidenti i leshit Mata... ne burg e ke vendin o vampir o kokelope Skrapari

    Përgjigju
  • Mona: 17/02/2020 13:03

    Na i shpife fare o mender President,boll me se na cave ate qe nuk thuhet.

    Përgjigju
  • Populli: 17/02/2020 13:02

    Komisioni i Venecias nuk ka nevoje per ndjesen tende z.President,ndjese duhet t'i kerkoni popullit per te gjithe sa i ke bere keto 30 vjet,ti bashke me "doktoreshen e shkencave" qe pervec gjuhes ordinere te sharjeve njeh mire edhe ate te cizmes.

    Përgjigju
  • Fatosi: 17/02/2020 13:02

    Po ate videon e Sorekes me ate zevendesministren bjonde kur do ta botosh te lutem, se kemi nja 3 muaj qe mezi po e presim sic thate dhe vete ne media. Me duket se ke frike mos te konfiskojne pronat po nuk ti marrin te gjitha o gjigand se ti di edhe te vjedhesh por me mire te fshehesh

    Përgjigju
  • Ani: 17/02/2020 12:53

    Z.President nuk e kuptoni qe jeni teper bajat dhe i padurueshem per qytetaret e ketij vendi,beni nje sondazh dhe do kuptoni se c'mbeshtetje keni,jeni teper i lig per ate post qe mbani.

    Përgjigju
  • Muta: 17/02/2020 12:52

    Mos haxho kohe kot ne media, ik organizo ndarje lekesh, se nese gjen rob be Shqiperi qe te besoj ty me lsi, te vij e te dali ke Cani me “mjekun e prostates” e me Ver Llapen. Ik shiko “tregun” cfare mund te blesh;)

    Përgjigju
  • Tao-Tao: 17/02/2020 12:47

    Dvoranit i ha mender ate qe nuk thuhet,njeri i ndershem e teper profesional,je shume larg ti Like per tu marre me z.Dvorani.

    Përgjigju
  • Daja: 17/02/2020 12:45

    Ushtrimi i profesionit duhet te ndalohet ty i pafytyre qe strukesh ne zyrat e Shtetit dhe punon e vepron plotesisht kunder ketij Shteti,ke 30 vjet megjithe fallxhoren tende qe na cate mender bythen.

    Përgjigju
  • Xhikja: 17/02/2020 12:42

    Baba Xhike kesaj qe thua zotrote i thone pordhe me rigon,llap llap se askush nuk te degjon,njeri tinzar dhe i lig.

    Përgjigju
  • F-35: 17/02/2020 12:39

    I ke rene pikes Genti!

    Përgjigju
  • Ilo: 17/02/2020 12:38

    Kokerr idioti, mesa duket te ikur mendja sepse po' te priten leket dhe laku sapo vjen dhe te shterngohet, gjynah asgje nuk harrohet nuk do jete e larget dita qe te te shohim si legen rrugeve.

    Përgjigju
  • Meri: 17/02/2020 12:29

    Ne nje demokraci me nje popull paqsor pushtetet duhet te jen te ndara por ne nje realitet si ky yni ku krimi,droga e korrupsioni kan mbytur popullin vetem me diktature zgjidhen hallet.Kriminelet shtypen me diktature dhe jo me ligje prej Maliqi.Edhe ti Lilo justifiko pasurine,pallatet e vilat dhe ik ne burg

    Përgjigju
  • Perse OFL nuk i con Fleten e Justifikimit te Pasurise ktij per 48-ore ?: 17/02/2020 12:28

    Perse nuk i cohet Fleta e OFL- sali berishesh ilir metes lulezim bashes edi rames e gjithe ish ministrave te klanit te Hienave te Politikes 30-vjecare qe cuan kte popull drejt zhdukjes ? --- Kush e drejton OFL, dhe Pengon qe Krimineleve te Politikes Shqiptare si sali berisha meta basha - mos ti Trokitet e drere nga Drejtesia ? Po na tradheton perseri Aletati jone i Madhe dhe BE-ja duke i mbrojtur Gjaprinjte qe Helmuan jeten e shqiptareve ? Perse nuk zhduket[ Frankenshtajni salibashmeta ] nga jeta e shqiptareve ? Te bukur Miq !!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Populli: 17/02/2020 12:26

    Ky palo president duhet te shkarkohet nje ore e me pare,i bej thirrje Z.Edi Rama dhe Parlamentit te shkarkojne kete ordiner e pacavure qe ka zaptuar zyrat e Shtetit dhe punon kunder tij,ky halabak te largohet e te behet shembull se njerezit e ligj qe punojne kunder qeverise e kunder vendit meritojne vetem percmim e denim.

    Përgjigju
  • Korrupsioni: 17/02/2020 12:14

    O korrupsioni, kushtetuta eshte e popullit dhe jo personale, shqiptari nuk e ka zakon te nderoje si fashist, mos dil me se na i shpife me ato xhestet e tua,ik e mer malet e futu me ndonje shpelle qe mos te shohim me.

    Përgjigju
  • Presidenti kriminnel i trembet Pausrise ven pa asnji dite Pune: 17/02/2020 12:11

    Maskarai i Presidences , qe hyri ne Politike me poture te grrisura si PS-ist dhe me von duke rreshqitur si Gjarper ven ga Qarqe te Hujaja ne Rolin e Ngerc-it ne Politiken Shqiptare , nuk pushon se hedhuri Helm mbi Shtetin Shqiptare ,dhe qellimishte SOT , kur dijme se cfar diskutohet per Shqiperine ne Bruksel ! Gjuha e ktij Gjapri ,qe naivet Pushta e vune si President , nuk pushon se injoruari emrin e Shqiperise e Opinion , duke e quajtur Shtet Mafioze -Shqiptarete Mafioze e Trafikante (kjo ka qen gjuha ne kto 30-vjet e Treshes Famekeqe e Krimineleve dhe Zhvatesve te Shtetit Shqiptare -sali berisha -ilir meta-lylzim basha etj ) dhe kjo Gjuhe Gjapri kunder Shqiperise dhe shqiptareve , nuk vjen ashtu nga injoranca e tyre apo rastesishte ,jo : Ajo i referohet nji Stradegjie te caktuar te Tutoreve te Treshes Koronavirus (salibashmuta) --- Nuk mundet me gjet asnji Presidente e Bote ,qe nga sekondat e para te emrimit te tij ne Post , te shpertheje si nji Kamikace Terroristi islamik , kunder Shtetit tend dhe atyre qe te afruan ate Post !!!!!!!!!!!!! Nuk ka Presidente ne Bote , qe te ngele Medieve dhe bej lufte me Shteti e vet , te bej thirrje Destabilizuese dhe te konfliktohet per cdo Ligje te ri me Parlamentin Shqiptare , duke u bere keshtu hapur , nji Kundershtare i Zbatimit te Ligjit e Drejtesise nduke penguar Reformat per Drejtesi dhe integrimin drejt Europes . --- Nuk arrijme te kuptojme ,perse mbahet e lihet ala i lire ky Maskara , qe po nxin me paraqitjeten e tij Figure e Shqiperise ne Bote ? Cfar ben ky Shtet ? Perse tolerohet ky kriminel , ky antishqiptare , ky ali baba i Thesarit te Shtetit , qe i shdroj Ministrite ne ishPushtet ne Banka Private te hajnave te Bandes se tij dhe njihet tashme Boterishte , se ke klan perfaqson ne Shqiperi ? Na ka ardhur maje boleve nji QELBESIRE E TILLE , te vjen me vjell , kur shikon kte Funderine te Njerezimit te injoroj ty si qytetare shqiptare para Opinionit kur dihet se kush eshte ky maskara qe stonon ne gjithca dhe eshte thjeshte nji FAKE NJERI ! Eshte cmeduri te durohet ky kriminel qe saher ka Shqiperia dicka me ju integru e bashku BE-se, del e sprucon Helm siedhe hienat e PD-s ben i vee zjarrinn Shqiperise , me i prish imazhin Shqiperise ne Bote dhe Shteti ben Sehirxhiun !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Si mundet te shkohet ne Europe me kte Shtet kllufash ,te paafte te jen Shtetare ,qe presin per gjithcka te vendose Bota ?! Un s',mundem dot ta kuptoj kte marrezi te ktij Shteti Leshkosh , qe bashke me Shkerdhatat e Klanit te Krimineleve e Tradhetareve te Kombit pd lsi , vazhdojne te na cajne KARIN me te tilla Lojra Putanash !!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • menefund: 17/02/2020 12:08

    Na shpeto o gjigand

    Përgjigju
  • Genti: 17/02/2020 11:56

    Dole sot ti qe Edi Rama po merr naj pergjigje te mir ne bruksel ore i pa shpirt per shqiptaret, tani do largohesh ky asht fundi i njej politike te qelbur

    Përgjigju
  • Tarasi: 17/02/2020 11:55

    ik ore legen se nuk te merr njeri seriozisht ty

    Përgjigju
  • Toni: 17/02/2020 11:12

    Do bësh prapë simbolin e shqiponjës dhe pershëndetjen fashiste o president.... preshi!

    Përgjigju
  • USA: 17/02/2020 10:54

    KY PRESIDENTI I LESHIT I DHIMBSEN KRIMINELET DHE TRAFIKANTET QE KAN VEN PASURI ME DROGE DHE PROSTITUCION KETU DUHET TE DALIN LIGJE ME TE ASHPRA TE GJITH TE KALOJN NE SITE DUKE FILLUAR NGA DIPLOMAT FALSO NGA PATENTAT NGA PASURIIA NGA SHTEPITE E BLERA DUHET TE SHEMBET SHTETI DHE TE NDERTOHET NGA E PARA TE GJITH TE JAPIN LLOGARI PER ÇFAR PASURIE KAN VEN SE PO SHIKOJM QE RRIN ME DUAR NE XHEPA TE VESHUR SHIK DHE ME MAKINA SUPER TE SHTRENJTA NGA VIN KETO TE ARDHURA ME PUNE TE NDERSHME APO PISLLEQE PRANDAJ PRESIDENTI TE JAPI LLOGARI VET NJEHER NGA I KA BURIMET PER PASURIT QE KA SE E KEMI PAR ME BLLOK NE DORE DUKE BER PAZARE HAJDUTI MUTIT PASTAJ TE DALI DHE TE FLASI PER LIGJE DHE NDERSHMERI KY LARUA

    Përgjigju
  • Leke: 17/02/2020 10:41

    'Kujt i plais per ta

    Përgjigju
  • Tan lepuri: 17/02/2020 10:40

    Koncert recital i palo presidentit. Teksti Tedi Blushi, muzika Sali Vicidoli, ne Gernete Munika dhe dirigjon Vladimir Putin. Rama eshte pazarexhi dhe tradhetar qe nuk e shkarkoi kete shushunje korupsioni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €